TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

OJQ-të shprehen të shqetësuara pasi nuk u lejuan të monitorojnë procesin e intervistimit të kandidatëve për prokurorë

nga teve1
1 vit më parë
0
A A
KPK kërkon nga Prokuroria e Mitrovicës masa për funksionimin e punës pas largimit të prokurorëve e gjyqtarëve  serbë

Organizatat joqeveritare, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), kanë njoftuar se nuk janë lejuar të monitorojnë procesin e intervistimit të kandidatëve për prokurorë.

Përmes një komunikatë për media, kanë shprehur shqetësim të thellë në lidhje me moslejimin e monitorimit të procesit për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj të shtetit nga ana e Komisionit për Rekrutim pranë Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

“Sot me datë 9 shtator 2024, organizata e sipërpërmendura janë paraqitur në ambientin ku është paraparë të mbahej intervistimi i kandidatëve për prokurorë, mirëpo zyrtarët përgjegjës me urdhër të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Rinj, me sjellje të vrazhda dhe joprofesionale, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e organizatave në fjalë që të lëshojnë objektin ku po parashihej të zhvilloheshin intervistat për prokurorë të rinj, me arsyetimin se kinse nuk u është dërguar organizatave në fjalë ftesa me shkrim nga komisioni për monitorim të procesit dhe se nuk kanë memorandum bashkëpunim me KPK-në për monitorimin e këtyre proceseve”, thuhet në komunikatë.

Më tej, këto organizata kanë kujtuar se rekrutimi i kandidatëve për prokurorë është një proces tejet i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë dhe si i tillë për shkak të rëndësisë që ka kërkohet që të zhvillohet në atë mënyrë që të gjitha standardet, praktikat vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë parimin e transparencës duhet të respektohen në plotni nga fillimi i procesit e deri në fund të tij.

Në komunikatë, po ashtu, thuhet se raporti Këshillëdhënës i prokurorëve evropianë në opinion numër 9 të vitit 2014 mbi normat evropiane dhe parimet që ndërlidhen me prokurorë, në pikën 12 përveç tjerash  ka konstatuar se: Karriera dhe punësimi i prokurorëve duke përfshirë promovimin, organizimin e veprimet disiplinore dhe përjashtimin duhet të jenë të rregulluara me ligj dhe të administruara mbi kritere transparente dhe objektive në përputhje me procedurat e paanshme.

“Po ashtu, rekomandimet e Këshillit të Evropës kishin kërkuar që Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor duhej të ishin llogaridhënës ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, por edhe shoqërisë, e krejt kjo duke u arritur pikërisht përmes transparencës nëpër konkurset e tyre.Rekomandimi i Këshillit të Evropës për pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve parasheh që Këshillat për gjyqësorin të tregojnë shkallën më të lartë të transparencës ndaj gjyqtarëve dhe shoqërisë, duke zhvilluar procedura të paracaktuara dhe vendime të arsyetuara.Këto rekomandime që janë dhënë nga Këshilli i Evropës janë në përputhje me opinionet e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian (KKGJE), ku parasheh që transparenca në veprimet e ndërmarra nga Këshillat është një faktor thelbësor në besimin që qytetarët kanë në funksionimin e sistemit gjyqësor”, theksohet tutje.

Ndërsa, në vijim të komunikatës, organizatat joqeveritare, kanë njoftuar se edhe përkundër që nuk kanë pranuar ftesë për monitorimin e këtij procesi, të enjten me 5 shtator kanë njoftuar KPK-në se do të jenë prezente në procesin e intervistimit të kandidatëve prokurorë, duke dërguar me emër dhe mbiemër përfaqësuesit e organizatave.

Mirëpo, sipas tyre, monitoruesit në fjalë këtë të hënë më 9 shtator, nuk janë lejuar që të monitorojnë këtë proces me arsyetimin si më lartë.

“Ndryshe IKD, Lëvizja FOL dhe INPO kishin monitoruar procesin për avancim dhe transferim të nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, procesin për Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale dhe asaj Themelore në Prishtinë, dhe se veprimi i sotëm për moslejim të organizatave për monitorim të këtij procesi duket i pakuptim dhe në kundërshtim me arsyetimin e dhënë se nuk ka memorandum mes KPK-së dhe organizatave për monitorim të proceseve”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, lidhur me proceset e rekrutimit nëpër pozita publike, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) vazhdimisht ka njoftuar dhe dërguar ftesa për pjesëmarrje nëpër këto procese, e fundit ishte ftesa për monitorimin e intervistave të kandidatëve gjyqtarë për avancim në Gjykatën Supreme, e të cilat procese janë monitoruar nga organizatat joqeveritare: IKD, Lëvizja FOL dhe INPO.

“Prandaj, një veprim i tillë është për keqardhje dhe i njëjti cenon seriozisht dhe rëndë besimin publikut në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Klinika e Radiologjisë nuk po përballet me ikjen e mjekëve

Orar fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi e quan “budallallëk” qëndrimin e LDK-së për pjesëmarrje në dialog

Prokuroria Speciale thotë se nuk ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtar

Prokuroria Speciale thotë se nuk ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtar

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

“Këndi i Debatit” 11.09.2025

“Këndi i Debatit” 11.09.2025

Daku flet për golat në Rusi, presionin te Kombëtarja dhe ndeshja me Serbinë

Daku flet për golat në Rusi, presionin te Kombëtarja dhe ndeshja me Serbinë

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Gjyqtari Nuza gjykon derbin Prishtina – Drita, të dielën

Gjyqtari Nuza gjykon derbin Prishtina – Drita, të dielën

Klinika e Radiologjisë nuk po përballet me ikjen e mjekëve

Orar fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X