TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

OJQ-të serbe i përgjigjen Bislimit

Pjesëtarët e shoqërisë civile nga Mitrovica e Veriut shprehen të befasuar nga komentet e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili i akuzoi se janë kundër integrimit të serbëve ne jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës. Sipas tyre, puna që bëjnë tregon se janë të hapur për tu integruar në shoqërinë kosovare ndërsa treguan për tëvë1 arsyet e takimit me ndërmjetësuesin e dialogut Miroslav Lajçak.

nga Shpat Blakcori
15 Shkurt, 2024
0
A A
OJQ-të serbe i përgjigjen Bislimit

Fillimisht ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti, që akuzoi ndërmjetësuesin për dialog Miroslav Lajçak, se është pozicionuar kundër Kosovës në dialog.

E i pakënaqur me qasjen e diplomatit sllovak në dialog, po shprehet edhe vartësi i Kurtit, Besnik Bislimi.

Madje, kryenegociatorit kosovar në dialog nuk i pëlqeu fakti, që ndërmjetësi Lajçak u takua me OJQ-te serbe në Bruksel.

Sipas Bislimit, këto OJQ serbe janë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës.

Nga këto komente të zëvendëskryeministrit,Besnik Bislimi, mbeti befasuar drejtori i organizatës AKTIV, Miodrag Miliçeviq, i cili ishte prezent në atë takim me diplomatin evropian.

“Të jem i sinqertë me ju kur e pash atë shkrim të z.Besnik Bislimi u befasova shumë, siç u befasuan edhe të tjerët që ishin në atë takim. Konsideroj se kjo nuk është gjuha e duhur për të komunikuar nga z.Bislimi, i cili bart poste të rëndësishme publike. Disa përfaqësues të Kosovës nuk po i kuptojnë marrëveshjet në kuadër të dialogut, siç janë marrëveshjet për integrimin e komunitetit serb, kjo është përgjegjësi e palës kosovare. Unë nuk jam politikan, unë i takoj shoqërisë civile dhe detyra ime është t’i mbaj përgjegjës udhëheqësit politik për punën që ata e bëjnë. Unë besoj se edhe z.Bislimi e di që ka bërë gabim me atë status, sepse unë kam zhvilluar takime disa herë me te gjatë këtyre viteve, dhe tani ai po sulmon organizatat më të moderuara të shoqërisë civile. Natyrisht qe ne dëshirojmë dhe përkushtohemi që të jemi sa më të integruar brenda sistemit të Kosovës”, tha ai.

Kritike për qasjen e Bislimit po shprehet edhe Jovana Radosavljeviq, nga Iniciativa e Re Sociale.

Ajo tregon për tëvë1 se çfarë u diskutua brenda dyerve të mbyllura në Bruksel.

“Ne aty ishim si pjesëtar të shoqërisë civile për të diskutuar për kapitullin 35 që ndërlidhet me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Unë dhe organizata funksionojmë në veriun e Kosovës andaj komunikimi për këto çështje është shumë i rëndësishëm. Ne edhe më herët e kemi ngritur si shqetësim mungesën e transparencës në dialog edhe këto i kemi bërë të qarta në Bruksel, para ndërmjetësuesit Lajçak. Për mua është shqetësuese mënyra se si reagoi z.Bislimi në platformën X, kjo nuk është gjuha e duhur për t’iu përgjigjur kritikave. Ne nuk punojmë kundër integrimit të serbëve në Kosovë, është krejtësisht e kundërta sepse ju mund ta shihni punën që e bëjmë, është transparente për të gjithë. Ne jemi një organizate multi-etnike që punojmë për të krijuar një mjedis sa ma të mirë dhe të barabartë për të gjitha komunitetet”, shprehet Radosavljeviq.

Edhe Konventa Kombëtare e Bashkimit Evropian (NCEU) i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për akuzat ndaj emisarit Miroslav Lajçak duke konsideruar që sjellja e tij duhet të dënohet nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të QUINT-i

Pjesëtarët e shoqërisë civile në veriun e Kosovës po kërkojnë më shumë dialog te brendshëm më kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

Sipas tyre, kryeministri i vendit nuk është treguar shumë i hapur me ta për të folur për rrjedhën e procesit të dialogut me Serbinë.

Kurse nga qeveria kanë deklaruar disa herë se janë duke bërë dialog me serbët por jo publikisht, me qëllim mbrojtjen e tyre nga presionet dhe kërcënimet e strukturave ilegale.

Tags: BislimiOJQ-te serbe
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X