TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ofron pagë deri në 2 mijë euro, kompania nga Ferizaj nuk po gjen punëtorë, ia mësyn Indonezisë

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është një vështirësi tjetër e bizneseve në vend. Një kompani nga Ferizaj po e ka të vështirë rekrutimin e punonjësve ndonëse pagat të cilat i ofron shkojnë deri në 2mijë e 300 euro. Prandaj pronari i saj është duke shikuar mundësin që të marrë disa punëtorë nga Indonezia.

by Doresa Geci
49 minuta ago
1 0
A A

Puna e tyre ndërlidhet me prodhimin e metalit.

Për shitjen dhe eksportin e tij edhe jashtë Kosovës, këtu punojnë mbi 50 punëtorë.

Por as ky numër nuk po është i mjaftueshëm për të mbuluar punën që ka kjo kompani e metalit në Ferizaj.

Madje, i pasuksesshëm dolën të jenë edhe disa konkurse pune që i hapi se fundmi.

E vet pronari i këtij biznesit, Nijazi Musliu thotë se  nuk po mund të sigurojë profesionistë të kësaj fushe.

Madje, Musliu thotë se punë nuk po kryejnë as pagat e larta.

“Nuk është puna që janë pagat e ulëta pasi pagat në kompaninë tonë janë minimumi  është 1 mijë euro dhe shkon deri në 2 mijë e 200- 300 euro, tek një numër i punëtorëve, varësisht prej kualitetit dhe mundësisë që ata punojnë si operator të makinave apo si inxhinier, mirëpo perspektiva e të rinjve që të punojnë në Kosovë ka humbur total. Vijnë një ditë, dy ditë dhe largohen”, tha Musliu.

Këto vështirësi, sipas Nijazi Musliut, bën që për herë të dytë t’i kthehet punëtorëve të huaj.

E sidomos atyre që vijnë nga vendet aziatike, si Bangladeshi dhe Indonezia.

“Po ne kemi pasur mbi 25 punëtorë nga Bangladeshi, kanë punuar maksimumi 9 muaj ditë, pjesa tjetër ka punuar ka katër muaj, gjashtë muaj, dhe gjithë janë larguar  e tash nuk kemi asnjë prej tyre, kemi aplikuar e ndoshta vijnë prej Indonezie, presim edhe prej Ministrisë që të na aprovohet viza e atyre punëtorëve edhe pse një marrëveshje është bërë dhe ndoshta është fat qe në te kemi punëtorë nga shtetet aziatike”, tregoi ai.

E me këto probleme, po përballen edhe shumë biznese të tjera në vend.

“Pas liberalizimit të vizave kemi diku 180 mijë punëtorë  të cilët e kanë lëshuar Kosovën, kanë pas krijuar një fare përshtypje që punëtorët pas liberalizimit do të shkojnë do të hulumtojnë dhe do të kthehen, por megjithatë kjo nuk po ndodhë, meqenëse me këto paga nuk na lejojnë as të vdesim”, tha kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi.

E gjithë kjo sipas Azemit po ndodhë për shkak të disa faktorëve.

“Mos transparenca, mos respektimi i fuqisë punëtore, mos dhënia e pagave, mos respektimi i ligjit, mbi sigurimet shëndetësore mungesa e kontratës kolektive, dhe shumë kompani publiko-private i kanë vonuar pagat e punëtorëve deri në 20 ditë”, tha Azemi.

Sipas të dhënave në Agjencisë së Statistikave shkalla e papunësisë në Kosovë arrin deri në 13.9%.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Ofron pagë deri në 2 mijë euro, kompania nga Ferizaj nuk po gjen punëtorë, ia mësyn Indonezisë

Ofron pagë deri në 2 mijë euro, kompania nga Ferizaj nuk po gjen punëtorë, ia mësyn Indonezisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën