TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​OEK: Do të vazhdojmë betejën ligjore ndaj ZRrE-së, mos të bëjë hapa të tjerë

nga TËVË 1
3 orë më parë
1
A A
​OEK: Do të vazhdojmë betejën ligjore ndaj ZRrE-së, mos të bëjë hapa të tjerë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) paralajmëron se do ta vazhdojë betejën ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE). Kjo pasi shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka vendosur në favor të ankesës së ZRRE-së për të ashtuquajturin “Treg të Lirë” të energjisë elektrike, ku preken 1 mijë e 300 bizneset prodhuese vendore.

OEK thotë se nuk do të ndalet në përpjekjet ligjore për të mbrojtur interesat e komunitetit të biznesit.

Reklamë

Shkalla e dytë siç raportojnë mediat, vendosi në favor të ankesës së ZRRE-së për të anuluar vendimin e shkallës së parë, e cila gjeti se ZRRE në mënyrë të kundërligjshme i ka vendosur 1 mijë e 300 biznese para një (f)akti të kryer të heqjes së tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, duke i vendosur në tregun e lirë, pa u plotësuar as kushtet e krijimit e këtij tregu.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thekson se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, si ato të rregullta, ashtu edhe të jashtëzakonshme, për të sfiduar vendimin.

Ai nënvizon se do të shqyrtohet mundësia e ngritjes së çështjes në Gjykatën Supreme dhe nëse është e nevojshme, edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës së shkallës së dytë që është marrë, që e ka anuluar masën e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, ne si Odë Ekonomike do të vazhdojmë betejën ligjore. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet e rregullta dhe mjetet e jashtëzakonshme, do ta shohim mundësinë në Supreme. Por, deri në Kushtetuese do ta ndjekim çështjen, nuk do të ndalemi, në emër të bizneseve të cilat janë të detyruara me dhunë të dalin në tregun e lirë. Si vendim nuk e komentojmë, respektojmë, janë institucione të pavarura, do ta ndjekim betejën ligjore”, thotë Rafuna.

Përveç kësaj, Rafuna shpreh shqetësim serioz lidhur me pasojat që vendimi i shkallës së dytë i Gjykatës KJomerciale, mund të ketë për bizneset vendore.

Ai thekson se ky vendim do t’i dëmtojë bizneset, pasi pritjet kanë qenë ndryshe, pas vendimit të shkallës së parë, që kishte marrë parasysh interesin publik të Kosovës.

Rafuna përmend protestat dhe bllokimin e rrugëve ndër hapat që mund të ndërmerren pas këtij vendimi.

“Me i dëmtu bizneset pa dyshim që do t’i dëmtojë sepse pritjet tona kanë qenë që do të vendosen në mënyrë të drejtë siç u vendos në gjykatën e shkallës së parë, duke u marrë për bazë interesi publik i Kosovës. Por, kërkojmë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike të mos bëjë veprime ose hapa të tjerë në mënyrë që t’i nxjerrë bizneset në rrugë për të protestuar apo për t’i bllokuar rrugët”, potencon Rafuna.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna kritikoi edhe mënyrën se si po zbatohet vendimi për kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke e quajtur këtë proces të padrejtë dhe të detyruar.

Sipas Rafunës, ky vendim pritet të tkurrë prodhimin vendor, t’i detyrojë bizneset të largojnë punëtorë, si dhe të pengojë investimet e tyre të ardhshme në Kosovë.

“Është shumë e padrejtë dhe ne nuk pajtohemi asnjë moment me mënyrën siç po na nxjerr në tregun e hapur dhe mënyrën si po na urdhërojnë në mënyrë të detyrueshme të lidhim kontrata. Ne nuk kemi qenë kundër tregut të hapur dhe nuk jemi kundër tregut të hapur. Ne jemi për të dalur në treg të hapur por në një fazë të tranzicionit…Do t’i dëmtojë bizneset. Do ta tkurr prodhimin vendor, e dyta do t’i detyrojë bizneset të bëjnë riorganizim, në kuptimin që një pjesë të punëtorëve t’i largojnë prej pune, dhe e treta komplet është një ndërhyrje e padrejtë në plan e investimeve të bizneseve me qëllimin e investimeve në Kosovë”, thotë Rafuna.

KosovaPress ka kontaktuar përfaqësues për media në Gjykatën Komerciale por të njëjtit nuk janë përgjigjur lidhur me vendimin e shkallës së dytë. Ndërkohë, në ZRRE, kanë thënë se së shpejti do të dalin me një njoftim për media.

Me kalimin në tregun e lirë energjetik për bizneset që kanë mbi 50 të punësuar apo mbi 10 milionë euro qarkullim, çmimi i energjisë thënë më së paku, është trefishuar.

Kjo dëshmohet nga faturat e fundit të marra nga furnizimi me energji nga KEK-u, si furnizues i fundit.

E për shkak se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ishte pa konsultim me bizneset dhe pa pajtim të tyre, këto të fundit e kanë kundërshtuar duke e dërguar në Gjykatën Komerciale këtë vendim, për të cilin shkalla e parë vendosi në favor të tyre.

Rritja e çmimit të energjisë si pasojë e vendimit të ZRRE-së, në dy muajt e fundit ka qenë e papërballueshme për prodhuesit.

Tags: OEKTeve1ZRRE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ajazi: Faturat e qershorit, dyfishi i vitit të kaluar – bizneset në rrezik

Ajazi: Faturat e qershorit, dyfishi i vitit të kaluar – bizneset në rrezik

Kryeziu i reagon Tahirit lidhur me deklaratat mbi fotografinë me Mefail Shkodrën

Kryeziu i reagon Tahirit lidhur me deklaratat mbi fotografinë me Mefail Shkodrën

Gecaj: Vrasjet e fundit u kryen nga individë të fuqishëm ekonomikisht e me ndikim në institucione

Gecaj: Vrasjet e fundit u kryen nga individë të fuqishëm ekonomikisht e me ndikim në institucione

Policia e Kosovës ndalon kontrabandimin e 910 kilogramëve kërpurdhash në Muqivercë

Policia e Kosovës ndalon kontrabandimin e 910 kilogramëve kërpurdhash në Muqivercë

Shkëndija po pëson thellë në Azerbajxhan

Shkëndija po pëson thellë në Azerbajxhan

Hamasi dërgon delegacion në Kajro, kërkon ndalimin e sulmeve izraelite

Aleatët Perëndimorë i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë ndihmën: Vuajtja në Gaza ka arritur “nivele të paimagjinueshme”

Ajazi: Faturat e qershorit, dyfishi i vitit të kaluar – bizneset në rrezik

Ajazi: Faturat e qershorit, dyfishi i vitit të kaluar – bizneset në rrezik

Kryeziu i reagon Tahirit lidhur me deklaratat mbi fotografinë me Mefail Shkodrën

Kryeziu i reagon Tahirit lidhur me deklaratat mbi fotografinë me Mefail Shkodrën

Gecaj: Vrasjet e fundit u kryen nga individë të fuqishëm ekonomikisht e me ndikim në institucione

Gecaj: Vrasjet e fundit u kryen nga individë të fuqishëm ekonomikisht e me ndikim në institucione

Policia e Kosovës ndalon kontrabandimin e 910 kilogramëve kërpurdhash në Muqivercë

Policia e Kosovës ndalon kontrabandimin e 910 kilogramëve kërpurdhash në Muqivercë

Në 26 vjetorin e themelimit të Doganës diplomojnë 107 doganierë

Në 26 vjetorin e themelimit të Doganës diplomojnë 107 doganierë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X