TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Odat ekonomike kërkojnë nga Qeveria rritjen e borxhit publik: Kosovës i duhen investime

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
​Krasniqi: Jemi të gatshëm të diskutojmë për krijimin e këshillit nacional të serbëve

Komuniteti i biznesit dhe ekspert të ekonomisë kritikojnë Qeverinë për uljen e borxhit publik në 17.3 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

Kosova po del të jetë borxhliu më i vogël në Evropë dhe rajon, por ky trend po e bën të mburret ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Sipas tij, kthimi për huan në periudhën para pandemisë është për shkak të menaxhimit të mirë të parasë publike.

Reklamë

Banka Qendrore e Kosovës vlerëson se nivel i borxhit publik është larg nga pragu i paraparë me ligj prej 40 përqind e BPV-së si dhe larg nga mesatarja e vendeve të rajonit që është rreth 60 për qind e BPV-së.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të mburret me nivelin e ulët të borxhit.

Ai ka kërkuar nga ekzekutivi që të rritet niveli i huas për projekte konkrete që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në ngritjen e mirëqenies sociale.

“Ne ende nuk e pamë një brend të njohur evropian se jo botëror që ka ardhur me investuar në Kosovë. Për këtë arsye ne nuk duhet të lavdërohemi që kemi borxhin më të ulët, por duhet të kërkojmë që të rritet borxhi, por ai të mos rritet për shpenzime rrjedhëse, paga, subvencione dhe shtesa. Borxhi të rritet për projekte konkrete që ndikojnë zhvillimin ekonomik të vendit dhe në ngritjen e mirëqenies sociale të Republikës së Kosovës”, thotë Rafuna.

Sipas kryetarit Rafuna, Kosova mund të hyjë borxh deri në 60 për qind të GDP-së.

“Ligji për Borxhin Publik e lejon deri në 40 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kurse, Kosova bazën që e ka pa asnjë problem mundet me shkua deri 50-60 për qind me ngrite borxhin publik. Asnjë shtet në histori, jo i Ballkanit, Evropë dhe Botë nuk është zhvillua pa borxh. Japonia, dhe Gjermania e ka borxhin mbi 100 për qind dhe shumë vende të tjera. Kështu që nuk është lëvdatë që ne nuk kemi borxh. Lëvdatë është që ne do të kemi ide, projekte dhe që të investojmë në zhvillimin ekonomik të vendit. Duhet me urgjencë me lëshuar para në qarkullim për të investuar në investime kapitale që me fut në qarkullim të ekonomisë sonë”, thotë ai.

Drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), Zana Beqiri vlerëson se rënia e borxhit publik nën 20 për qind është e dëmshme për vendin.

Sipas saj, kjo tregon mungesë të investimeve në vend.

“Qeveria është krenuar me mungesën e borxhit publik, gjë që mund të jetë pozitive në shumë raste, megjithatë në rastin tonë kur krahason me nivelin e investimeve shihet se nuk është një fenomen pozitiv, sepse kjo tregon mungesën e investimeve dhe qarkullimit. Pra, mungesa e qarkullimit do të thotë mungesë të punës, të rritjes ekonomike, duke u munduar t’i kursejë parat e mos të investojë”, thotë Beqiri.

Beqiri shton se kjo shihet si dukuri negative edhe nga investitorët e huaj, pasi siç thotë ajo, bie interesimi për të investuar.

“Kur një investitor i huaj vjen e sheh që Qeveria është në trendin e investimeve, atëherë më siguri do e sheh se ka një partner në Kosovë që mund të punojë më të, por kur partneret ndërkombëtar vinë e shohin që Kosova është më shumë e interesuar të kursejë me projektet ekzistuese dhe mos të investojë, atëherë me kë të punojë”, shton Beqiri.

Se ky borxh publik është tejet i ultë e thotë edhe profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku.

Sipas tij, Kosova duhet të shohë edhe praktikat e borxheve të vendeve të rajonit dhe më gjerë.

“Pjesëmarrja e borxhit të Kosovës në bruto produktin e vendit është rreth 17 për qind dhe në raportet rajonale ky nivel i hyrjes në borxh dhe pjesëmarrjes në bruto produktin e vendit është tejet i ultë… Përvoja e ka treguar se shumë vende në zhvillimin e vetë janë duke mbështetur me borxhe, por që të ndodhë kjo edhe në rastin e Kosovës, duhet të jemi të kujdesshëm sepse në radhë të parë ka rendësi qeverisja me borxhet e jashtme”, thotë Sadiku.

Sadiku thotë se qeveria përmes borxheve duhet të rrisë investimet e të sigurojë punësim dhe jo të mburret.

“Duam që përmes borxheve të sigurohet rritja ekonomike e Kosovës, të sigurohet punësim më i madh, rritje më e madhe e eksportit dhe përmes projekteve të rëndësishme të infrastrukturës të sigurohet një mjedis biznesor më miqësor dhe tërheqës për investitor të jashtë. Në kuadër të kësaj, borxhi i Kosovës edhe pse për momentin është 17.3 për qind në bruto produktin e vendit, në terma absolute borxhi i Kosovës për banor është 1 mijë e 300 euro”, thotë mes tjerash Sadiku.

Ditë më parë, ministri i Financave, Hekuran Murati, pretendoi se Kosova është bërë shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë.

“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë. Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare”, pati shkruar Murati.

Në anën tjetër niveli i borxheve në disa shtete të Bashkimit Evropian ka arrit gati 200 për qind.

Greqia renditet e para me një borxh publik rreth 170 për qind të BPV-së për vitin 2022, Italia rreth 150 për qind dhe Gjermania me rreth 70 për qind. Ndërkaq, borxh të madh ka edhe Shqipëria rreth 70 për qind të BPV-së./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër nga pesë vrasësit e fundit në Kosovë ende në arrati – Lugina strehë e mundshme

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për të kaluarën penale të Mefail Shkodrës dhe djemve të tij

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë

Një person raportohet i zhdukur në Fushë Kosovë – Policia në kërkim

Zhduket një grua në Prishtinë, policia heton rastin

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Arrestohet një i dyshuar për dhunim

Katër nga pesë vrasësit e fundit në Kosovë ende në arrati – Lugina strehë e mundshme

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për të kaluarën penale të Mefail Shkodrës dhe djemve të tij

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë

Një person raportohet i zhdukur në Fushë Kosovë – Policia në kërkim

Zhduket një grua në Prishtinë, policia heton rastin

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Arrestohet një i dyshuar për dhunim

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Kaos në Serbi, policia ushtron dhunë ndaj protestuesve – lëndohet edhe deputeti serb

Kaos në Serbi, policia ushtron dhunë ndaj protestuesve – lëndohet edhe deputeti serb

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X