TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Oda e Fizioterapeutëve dorëzon padi kundër Agjencisë Kosovare për Akreditim

by TËVË 1
7 muaj ago
1
A A
Oda e Fizioterapeutëve dorëzon padi kundër Agjencisë Kosovare për Akreditim

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) ka dorëzuar padi kundër Agjencisë Kosovare për Akreditim (AKA), lidhur me vendimin për akreditimin e programit për Fizioterapi dhe Rehabilitim në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë.

OFTK-ja e konsideron vendimin e AKA-së si të kundërligjshëm, duke theksuar se bie ndesh me raportin e ekspertëve të vetë agjencisë se akreditimit dhe se ky veprim mund të sjellë pasoja të pariparueshme për studentët e këtij programi pasi që mund të mos iu njihet diploma e tyre pas përfundimit të universitetit.

Kryetari i odës, Feim Gashi tha se AKA ka bërë shkelje të shumta dhe se nuk ka respektuar kriteret sa i përket akreditimin e fizioterapisë dhe rehabilimit, program i cili është për herë të parë në UP.

“Kemi dorëzua një padi në kontekstin administrativ drejtuar AKA, lidhur me vendimin e nxjerr për akreditimin e programit, fizioterapinë dhe rehabilitim në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë. Ne si odë e fizioterapisë kemi konsiderua se kanë bërë shkelje të shumta dhe nuk janë respektua asnjë kriter sa i përket akreditimit të fizioterapisë dhe rehabilitimitcili program është për herë të parë është i akredituar si emërtimi i tillë në Kosovë. Por te ta kemi gjetë një heshtje dhe nuk kanë marrë asnjë bazë, asnjë kërkesë apo tonën për anulimin apo për ndërprerjen e këtij programi në këtë formë. Nuk jemi kundër Universitetit të Prishtinës, dhe se nuk jemi kundër asnjëherë. Në vendim thuhet se vendimi është marrë konform ekpertizës së ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e programit dhe ata kanë dhënë rekomandime të cilat nuk janë vlerësuar “, tha Gashi.

Tutje Gashi tha se edhe bartësit e programit nuk janë të profilit të fizioterapisë, e njëri prej tyre nuk ka as thirrje akademike.

“Bartësit e programit, nuk janë të profilit të fizioterapisë dhe si mund të jep dikush shkollë qe tjatë studimeve tija themelore nuk ka pasur asnjëhere program fizioterapeutik. Njëri prej bartësve të programit nuk ka pasur as thirrje akademike si profesor-asistent dhe është pranuar si bartës i programit dhe në çdo aspekt është shkelur udhëzimi administrativ”, shtoi ai.

E avokati i odës, Florian Petani tha se kjo do të shkaktojë dëme të pariparueshme për studentët të cilët janë regjistruar në këtë degë të Fakultetit të Mjekësisë dhe pas katër vite studime nuk do t’iu njihet diploma, sepse siç tha ai legjislacioni për momentin që është në fuqi nuk e njeh emërtimin e programit.

“Materialet që do të dorëzohen kanë qenë serioze, janë të rënda dhe shkaktojnë dëme të pariparueshme. Njëkohësisht, në rastin e dorëzimit të padisë kemi dorëzuar kërkesë për masën së sigurimit, të pezullimit të të gjitha aktiviteteve mësimore në vitin e parë të drejtimit fizioterapi dhe rehabilitim pranë Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, pikërisht për shkak të dëmeve të pariparueshme dhe të rënda me të cilat mund të hasen studentët. Në të nesërmen këta studentë që do të diplomojnë në këtë program duhet të paraqiten në FUTK për licencim dhe marrë parasysh emërtimin e këtij programi, licencimi i tyre do jetë objektivisht i pamundur sepse legjislacioni ose më mirë infrastruktura ligjore për momentin që është në fuqi nuk e njeh emërtimin e programit”, tha ai./KP/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Mitrovicë përkujtohet 27-vjetori i vrasjes së Latif Berishës dhe Agim Hajrizit

Në Mitrovicë përkujtohet 27-vjetori i vrasjes së Latif Berishës dhe Agim Hajrizit

Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

Po hetonte kontingjentin e derivateve, kërcënohet një zyrtar doganor

Vuani nga pagjumësia? Hani këto ushqime para se të flini dhe problemi zgjidhet

Ngjyrat e pranverës në pasarelë

Ngjyrat e pranverës në pasarelë

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën