TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Oda Amerikane: Vendimet e Qeverisë në detyrë mund të cenojnë stabilitetin

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Oda Amerikane: Vendimet e Qeverisë në detyrë mund të cenojnë stabilitetin

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me vendimet e Qeverisë në detyrë për miratimin e Projektligjit për Buxhetin 2026 dhe rritjen e pagës minimale nga 350 në 500 euro.

Sipas Odës, vendimet me ndikim afatgjatë fiskal duhet të merren vetëm nga një qeveri me mandat të plotë dhe legjitimitet demokratik.

Oda thekson se megjithëse përmirësimi i kushteve të punës mbetet i rëndësishëm, çdo vendim duhet të bazohet në analiza të kujdesshme të tregut të punës dhe kapaciteteve të sektorit privat, në mënyrë që të ruhet balanca mes mirëqenies së punonjësve dhe konkurrueshmërisë së bizneseve.

Sipas Odës Amerikane, miratimi i politikave të reja të shpenzimeve publike nga një qeveri në detyrë mund të rrezikojë stabilitetin makroekonomik, të rrisë ngarkesën buxhetore dhe të kufizojë hapësirën për investime kapitale. Institucioni apelon për respektim të plotë të ligjit dhe përmbajtje institucionale, duke siguruar se vendimet e Qeverisë në detyrë nuk cenojnë legjitimitetin demokratik dhe stabilitetin institucional.

Oda Amerikane përfundon duke theksuar se qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë parakusht për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme në Kosovë./teve1.info/

Tags: buxheti 2026oda amerikaneQeveriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj për zgjidhjen e presidentit: Do t’i them po çdoherë një kandidature nga familja Jashari

Hoxhaj për zgjidhjen e presidentit: Do t’i them po çdoherë një kandidature nga familja Jashari

Gola priti në takim një delegacion të BE-së, flasin për konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit

Gola priti në takim një delegacion të BE-së, flasin për konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohen katër persona për mashtrim, i shkaktuan dëm një personi mbi 1.5 milion euro  

​Kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan, Prokuroria ngre aktakuzë

​Kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan, Prokuroria ngre aktakuzë

8 ditë afat -Kurti “përjashton” Osmanin? Murat Jashari president? | MESDITË

8 ditë afat -Kurti “përjashton” Osmanin? Murat Jashari president? | MESDITË

Vojvoda në formacionin e xhiros në Serie A

Vojvoda në formacionin e xhiros në Serie A

Hoxhaj për zgjidhjen e presidentit: Do t’i them po çdoherë një kandidature nga familja Jashari

Hoxhaj për zgjidhjen e presidentit: Do t’i them po çdoherë një kandidature nga familja Jashari

Gola priti në takim një delegacion të BE-së, flasin për konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit

Gola priti në takim një delegacion të BE-së, flasin për konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Hadërgjonaj në ekipin e javës në Turqi

Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse

Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse

Liderët evropianë në Kiev në përvjetorin e katërt të luftës, Zelensky: Rusia nuk i ka thyer ukrainasit

Liderët evropianë në Kiev në përvjetorin e katërt të luftës, Zelensky: Rusia nuk i ka thyer ukrainasit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën