TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Oda Amerikane sërish kërkon heqjen e tarifave ndaj mallrave të SHBA-së, mbështet thirrjen e Osmanit

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Oda Amerikane sërish kërkon heqjen e tarifave ndaj mallrave të SHBA-së, mbështet thirrjen e Osmanit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit thirrjen e saj për Qeverinë e Kosovës që të miratojë një aranzhim të njëanshëm preferencial tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hequr tarifat doganore për produktet amerikane.

Në komunikatë thuhet se Oda Amerikane po ashtu mirëpret dhe mbështet fuqishëm deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila i bëri jehonë thirrjes sonë duke kërkuar pezullimin e të gjitha tarifave për mallrat amerikane.

“Kjo thirrje thekson rëndësinë strategjike të thellimit të lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara. Siç është thënë në deklaratën e djeshme të Odës Amerikane, një veprim i tillë do të ishte një hap i rëndësishëm, largpamës që tregon zotimin e Kosovës për tregti të lirë dhe të ndershme, duke e pozicionuar gjithashtu Kosovën drejt një marrëdhënie më të fortë tregtare dhe konsiderimin e mundshëm të një Marrëveshje për Tregti të Lirë në të ardhmen. Partneriteti disavjeçar me Shtetet e Bashkuara – si aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës – duhet të përkthehet në vendime të guximshme e në momente të duhura politike”.

Më tej thuhet se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson se nismat që synojnë avancimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë, veçanërisht ato të bazuara në argumente të shëndosha ekonomike dhe vlera të përbashkëta, nuk duhet të bëhen objekt i polemikave të brendshme politike.

Po ashtu sipas OEAK thuhet se përkundrazi, ato kërkojnë unitet dhe veprim të shpejtë institucional, prandaj i bëjmë thirrje Qeverisë që të fokusohet në politikat që forcojnë partneritetin global dhe të ardhmen ekonomike të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani dje ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga SHBA-ja, pasi kjo e fundit vendosi tarifën 10 për qind.

Pas kësaj ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Hekruan Murati i cili duke thënë se si qeveri kanë shprehur gatishmëri dhe kanë pasur diskutim për marrëveshje për tregti të lirë që nga viti 2023, ka kritikuar Osmanin që siç ka thënë ai 3 minuta pas letrës së dërguar në qeveri, lajmi është bërë publik në rrjetet sociale.

“Sot pas orarit të rregullt të punës, në lajme lexova që Presidentja e vendit i paska bërë kërkesë Qeverisë që të pezullojë tarifat ndaj produkteve me origjinë nga ShBA-të. Kërkesa në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social X në 17:42, veç 3 minuta më vonë. Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi. Për më tepër, politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financa”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se qeveria në takime me zyrtarët amerikanë kanë diskutuar për një marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump më 2 prill nënshkroi vendimin për tarifa ndaj pothuajse dyqind vendeve botërore, përfshirë Kosovën e Shqipërinë prej 10%.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK dhe Aleanca paraqitën në sallën e Kuvendit, vendosin letra ku shkruhet: Respektoni Kushtetutën

PDK dhe Aleanca paraqitën në sallën e Kuvendit, vendosin letra ku shkruhet: Respektoni Kushtetutën

Ngritet aktakuzë kundër tre personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

Ngritet aktakuzë kundër tre personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngriten 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve

Dy raste të vdekjes dhe 317 shërbime mjekësorë në 24 orët e fundit QKUK

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

Kosova pa hendbollistet kryesore në Lojërat Mesdhetare

Kosova pa hendbollistet kryesore në Lojërat Mesdhetare

PDK dhe Aleanca paraqitën në sallën e Kuvendit, vendosin letra ku shkruhet: Respektoni Kushtetutën

PDK dhe Aleanca paraqitën në sallën e Kuvendit, vendosin letra ku shkruhet: Respektoni Kushtetutën

Ngritet aktakuzë kundër tre personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

Ngritet aktakuzë kundër tre personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

100 milionë euro për Lautaron, Barcelona synon kapitenin e Interit

100 milionë euro për Lautaron, Barcelona synon kapitenin e Interit

Milot Avdyli vendimtar në rrugëtimin historik të Celjes drejt Ligës së Kampionëve

Milot Avdyli vendimtar në rrugëtimin historik të Celjes drejt Ligës së Kampionëve

Messi e shënon golin e parë dhe emocional pas vdekjes së babait

Messi e shënon golin e parë dhe emocional pas vdekjes së babait

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngriten 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën