TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OBSH: Rafah mund të mbetet edhe pa spitalin e fundit nëse vazhdojnë sulmet izraelite

by teve1
1 vit ago
0
A A
OBSH: Rafah mund të mbetet edhe pa spitalin e fundit nëse vazhdojnë sulmet izraelite

Spitali i vetëm i mbetur në Rafah mund të mos funksionojë më, nëse Izraeli e “pushton plotësisht” qytetin jugor të Rripit të Gazë, tha të martën një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Nëse pushtimi do të vazhdojë, ne do ta humbim edhe spitalin e fundit në Rafah”, tha Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor.

Duke folur në margjinat e Asamblesë së OBSH-së në Gjenevë, Peeperkorn tha se mund të ketë edhe shumë të vrarë në Rafah, pas raportimeve se tanket izraelite janë futur në qendër të qytetit.

Izraeli e nisi ofensivën në Rafah para tri javëve dhe tani po përballet me kritika të mëdha ndërkombëtare, pasi një sulm ajror të dielën shkaktoi zjarr në një kamp tendash në pjesën perëndimore të Rafahut, duke i vrarë së paku 45 njerëz.

Izraeli tha se cak i atij sulmi ishin dy pjesëtarë të lartë të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe se qëllimi nuk ishte vrasja e civilëve.

Peeperkorn tha se nga tre spitalet që ka Rafahu, vetëm njëri “mezi funksionon”.

Ai theksoi se spitali El-Najar, në të cilin në të kaluarën mjekoheshin rreth 700 pacientë në dializë, nuk punon më.

Rafah ishte pikëkalimi kryesor për furnizim me ndihma dhe barna për palestinezët, para se ushtria izraelite ta niste ofensivën në pjesën kufitare të Gazës në fillim të këtij muaji dhe ta merrte në kontroll këtë pikëkalim në pjesën palestineze.

Peekerkorn tha se mbyllja e pikëkalimit ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në mundësitë e OBSH-së për të dërguar barna në Gazë.

“Gati 100 për qind e furnizimeve mjekësore, barnat esenciale, pajisjet, vijnë nga Al-Arish [në Egjipt] përmes pikëkalimit në Rafah. Tani, 60 kamionë po presin në Al-Arish për t’u futur në Gazë”, shtoi ai.

Ndërkohë, zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, tha se një banor i Rafahut ka qasje në vetëm një litër ujë në ditë”, duke shtuar se “kjo është nën shkallën emergjente”.

Në Rafah, qytetin jugor të Gazës në kufi me Egjiptin, janë strehuar më shumë se një milion njerëz – rreth gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës – pasi janë zhvendosur nga pjesë të tjera të enklavës.

Sulmi i së dielës ndodhi dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi Izraelin t’i japë fund ofensivës ushtarake në Rafah.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë, ndalimin e Flotës e quan “krim ndërkombëtar”

Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë, ndalimin e Flotës e quan “krim ndërkombëtar”

Izraeli urdhëron zbrazjen e Qytetit të Gazës: Kush qëndron do të konsiderohet si militant

Izraeli urdhëron zbrazjen e Qytetit të Gazës: Kush qëndron do të konsiderohet si militant

Izraeli kapi 6 anije të Flotës Globale Sumud, mes pengjeve është edhe Greta Thunberg

Izraeli kapi 6 anije të Flotës Globale Sumud, mes pengjeve është edhe Greta Thunberg

Shpërthejnë protestat në Itali pas kapjes së Flotës Sumud nga Izraeli

Kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës: Prioriteti ynë është siguria dhe digjitalizimi i shkollave në Kamenicë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës: Prioriteti ynë është siguria dhe digjitalizimi i shkollave në Kamenicë

Bora e parë bie në Pepaj të Rugovës

Bora e parë bie në Pepaj të Rugovës

Izraeli kapi 6 anije të Flotës Globale Sumud, mes pengjeve është edhe Greta Thunberg

Izraeli kapi 6 anije të Flotës Globale Sumud, mes pengjeve është edhe Greta Thunberg

Bashkimi ia sheh ‘hajrin’ humbjes, kualifikohet megjithatë për herë të parë në FIBA Europe Cup

Bashkimi ia sheh ‘hajrin’ humbjes, kualifikohet megjithatë për herë të parë në FIBA Europe Cup

Bajrami: Gabim të pritet që Lista Serbe të marrë përkrahjen e LVV-së

Bajrami: Gabim të pritet që Lista Serbe të marrë përkrahjen e LVV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën