TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

OBSH ngre alarmin për krizë shëndetësore në Ukrainë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
OBSH ngre alarmin për krizë shëndetësore në Ukrainë

OBSH ka ngritur alarmin për një krizë shëndetësore në Ukrainë, pasi sipas zyrtarëve stafi mjekësor në Ukrainë është i mbingarkuar.

Sipas OBSH, në Ukrainë janë raportuara në total 434 sulme në infrastrukturat shëndetësore.

Koordinatorja e OBSH-së për Ukrainën Heather Papovich tha se ekipet shëndetësore në shumë zona janë mësuar të punojnë me predha që bien jashtë dritareve të tyre.

Papovich, e cila vizitoi Ukrainën javën e kaluar, tha se OBSH është më e shqetësuar për zonat që ekipet e saj nuk mund të hyjnë për shkak të luftimeve ose pushtimit rus, duke përfshirë rajonin lindor të Donbasit dhe Kherson në jug.

“Çështja më e madhe është të kesh akses, kjo është ajo që na mban zgjuar natën ,” tha Papovich, duke përmendur problemet në ato zona në transportin e ilaçeve për njerëzit me sëmundje kronike ose që kanë të bëjnë me trauma fizike dhe mendore.

Kontrolli i sëmundjeve është gjithashtu një faktor shqetësues. Ukraina ka mbulim të ulët vaksinimi për fruthin dhe poliomielitin dhe janë ngritur shqetësime për rrezikun e shpërthimit të kolerës.

Asnjë shpërthim kolere nuk është konfirmuar deri më tani në vend, tha Papovich.

OBSH gjithashtu punon së bashku me sistemet kombëtare shëndetësore për të mbështetur shëndetin e refugjatëve që janë strehuar në vendet fqinje.

Më shumë se gjashtë milionë njerëz janë larguar nga luftimet në Ukrainë dhe po aq janë zhvendosur brenda vendit./abcnews.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Plagosen 5 ushtarë pas të shtënave në një bazë ushtarake në ShBA

​Plagosen 5 ushtarë pas të shtënave në një bazë ushtarake në ShBA

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump thotë se u arrit “përparim i madh” në takimin e të dërguarit të tij me Putinin

Përshkallëzohen sulmet izraelite në Gaza, 135 palestinezë të vrarë brenda një dite

Përshkallëzohen sulmet izraelite në Gaza, 135 palestinezë të vrarë brenda një dite

Izraeli sulmon një klinikë të OKB-së në Gaza, ndërsa sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit

Izraeli sulmon një klinikë të OKB-së në Gaza, ndërsa sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit

Ish-nënkryetari i Kushtetueses përmend skenarët pas 8 gushtit

Ish-nënkryetari i Kushtetueses përmend skenarët pas 8 gushtit

Kryeziu për vendimin e Osmanit: Hap i ngutshëm dhe me pasoja të pariparueshme

Kryeziu për vendimin e Osmanit: Hap i ngutshëm dhe me pasoja të pariparueshme

Dërgohet në mbajtje 48 orë një person për armëmbajtje pa leje

Dërgohet në mbajtje 48 orë një person për armëmbajtje pa leje

“InfoNata” 06.08.250

“InfoNata” 06.08.250

1 muaj paraburgim për ish-drejtorin e Policisë në Prizren

1 muaj paraburgim për ish-drejtorin e Policisë në Prizren

Ballkani vlerëson rivalin nga Irlanda, por nuk do të dalë me flamur të bardhë

Ballkani vlerëson rivalin nga Irlanda, por nuk do të dalë me flamur të bardhë

Shaqiri “shpërthen” me dy gola, e përmbys i vetëm Young Boys

Shaqiri “shpërthen” me dy gola, e përmbys i vetëm Young Boys

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X