TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OBSH: Mbi 14.000 të zhvendosur nga luftimet në Harkiv

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
OBSH: Mbi 14.000 të zhvendosur nga luftimet në Harkiv

Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rusia më 10 maj nisi një ofensivë tokësore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj ofensive, forcat ruse kanë bërë përparimin më të madh në Ukrainë në të paktën 18 muaj.

“Gjatë dy javëve të fundit, luftimet në rajonin e Harkivit në Ukrainë janë përshkallëzuar rëndë”, tha në një konferencë për media përmes video-lidhjes përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht.

“Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur brenda ditësh dhe pothuajse 189.000 ende gjenden brenda perimetrit prej 25 kilometrash në kufi me Federatën Ruse, duke u përballur me rreziqe të mëdha për shkak të luftimeve që po vazhdojnë”, shtoi ai.

Habicht tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetësi i ka siguruar këto shifra pas bisedave që ka zhvilluar me autoritetet lokale.

“Me përkeqësimin e situatës së sigurisë, po rriten nevojat humanitare në rajon”, theksoi ai.

Konflikti në Harkiv “ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve të plagosur”, shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas OBSH-së, që nga nisja e luftës janë kryer më shumë se 20.000 amputime. Habicht tha se mesatarisht në vit, 200 autoambulanca janë dëmtuar apo shkatërruar nga granatimet “duke u mohuar ukrainasve kujdesin urgjent shëndetësor”./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Irani paralajmëron kundër sulmeve ndaj infrastrukturës, kërcënon me hakmarrje

Irani paralajmëron kundër sulmeve ndaj infrastrukturës, kërcënon me hakmarrje

Emisioni “Info Nata” 03.04.2026

Emisioni “Info Nata” 03.04.2026

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën