TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nxënësit nga Lipjani pjesë e garave të robotikës në SHBA

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nxënësit nga Lipjani pjesë e garave të robotikës në SHBA

Nxënësit e shkollës fillore ‘’Vëllezrit Frashëri’’ të komunës së Lipjanit janë bërë pjesë e finales së garës ndërkombëtare të robotikës në SHBA. Ata do të përfaqësojnë Kosovën me katër projekte të kësaj natyre, mirëpo pjesëmarrja e tyre është në pikëpyetje, kjo për shkak të mungesës së mbështetjes financiare nga institucionet.

Projekti i qytetit solar po realizohet në miniaturë.  Por ky është vetëm njëri nga katër projektet që nxënësit e shkollës ‘’Vëllezrit Frashëri’’ të komunës së Lipjanit do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën e Gjenive në Amerikë.

“Tri projekte janë robotikë, një projekt është i shkencave. Edhe si ide është interesant, me prodhu rrymë prej paneleve diellore…”, tha Hajriz Radhiti – mësimdhënës i teknologjisë

E pavarësisht kushteve për punë, përgatitjet për këto projekte kanë filluar qysh vitin e kaluar. Mirëpo mungesa e përkrahjes financiare po i brengos edhe vet nxënësit pjesëmarrës.

“Kemi bërë punë praktike me robotë dhe i kemi punu në formën më të mirë që të prezantohemi sa më mirë në Olimpiadën e Gjenive. Në kuadër të përgatitjeve që i kemi bo, ne gjithmonë presim sukses, mirëpo do të ishte shumë mirë që ne mos ta kishim brengë punën e përkrahjes financiare por që të brengoseshim vetëm për pjesën e përgatitjes sa më të lartë”, Arnisa Miftari – nxënëse

Kërkesë për t’ju dalë në ndihmë ka bërë drejtori i kësaj shkolle, Jakup Bahtiri.

Ndërsa Drejtoria e Arsimit në këtë komunë kërkon nga institucionet qendrore bashkëfinancim për këtë aktivitet.

Shkolla ‘’Vëllezrit Frashëri’’ ka përfaqësuar disa herë Kosovën me pjesëmarrje në garat ndërkombëtare në fushën e shkencës dhe teknologjisë, duke u shpërblyer edhe me vendet e para.

Tags: gara e robotikesnxenesit e Lipjanit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Sveçla urdhëron hetim për rastin e vrasjes trefishtë në Gjilan, asnjë polic nuk do të mbetet i paprekshëm

Kërcënimet e Vulinit, Sveçla: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo lloj situate, nuk i frikësohemi as atij e as Vuçiqit

​S’kalon propozimi i LDK-së për raportim të drejtpërdrejtë të ministrave në Komisionin për Buxhet

​S’kalon propozimi i LDK-së për raportim të drejtpërdrejtë të ministrave në Komisionin për Buxhet

KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

Evertoni insiston për Zhegrovën

Evertoni insiston për Zhegrovën

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Çdo lider i ardhshëm iranian do të jetë objektiv për eliminim

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Çdo lider i ardhshëm iranian do të jetë objektiv për eliminim

“Mesditë”- 04.03.2026

“Mesditë”- 04.03.2026

Sulmet izraelite në Liban: Të paktën 12 të vdekur dhe 65,000 të zhvendosur

Sulmet izraelite në Liban: Të paktën 12 të vdekur dhe 65,000 të zhvendosur

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Rrahmani: Kurti po synon eleminimin politik të Vjosa Osmanit – ose zgjedhje, ose rrëshqasim në diktaturë

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Kandidati i mundshëm për udhëheqësin e ardhshëm suprem të Iranit i shpëton sulmeve

Kandidati i mundshëm për udhëheqësin e ardhshëm suprem të Iranit i shpëton sulmeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën