TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nxënësit në Vushtrri mbesin pa arsimtaren e gjuhës angleze

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A

Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri që shtatë javë nuk janë duke mbajtur orën e gjuhës angleze. Për shkak se arsimtarja e cila ka shkuar në pushim të lehonisë ende nuk është zëvendësuar. Nga DKA fajtor për këtë zvarritje lënë nivelin qendror, kurse opozita në Vushtrri thotë se po tentohet të bëhen punësim partiake.

Është java e shtatë e viti të ri shkollor, por një pjesë e nxënësve në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi “ në Vushtrri nuk janë duke mësuar gjuhën angleze.

Ani pse në orar figuron, nxënësit e klasës së parë, tretë dhe të pestë nuk patën mundësi ta mbajnë orën mësimore.

Kjo për shkak se arsimtarja e gjuhës angleze e cila ishte e rregull është në pushim të lehonisë kurse zëvendësimi nuk është bërë ende.

Megjithatë drejtori i shkollës, Visar Sadiku thotë se ka njoftuar Drejtorinë e Arsimit në komunë e Vushtrrisë.

“Neve këtë gjë e kemi bo që në muajin qershor, i kemi njoftu DKA për dy vend të lira të punës, për mësuese të klasës dhe për gjuhen angleze, për mesuesen e klasës është bërë zëvendësimi kurse për gjuhe angleze , DKA jo me fajin e saj nuk ka mundur të bëjë shpallejn e vendeve të lira shkaktar ka qenë niveli me i lartë”, thotë ai.

E fajtor për këtë zvarritje të punësimit të mësimdhënëse së gjuhës angleze në shkollën “Anton Zako Çajupi”, drejtori i arsimit në Vushtrri e lë nivelin qendror.

“Ne si DKA e kemi proceduar në afat rekord, rekrutimin e një mësimdhënëse të gjuhës angleze, mirëpo Qeveria e Kosovës gjegjësisht, Ministria e Arsimit, ka aprovuar një rregullore të re e cila e ka mundësuar rekrutimin për afat të caktuar kohor, për një afat me të shkurtë, por DMZP-ja që është e nivelit qendor, nuk e ka integruar në platformë mundësin e rekturtimin në këtë afat kohor.

Prandaj ne pas një presioni sistematik në nivelin qendrore është zhblloku me gjegjësit është integru kjo platforme për konkurset me afat të caktuar kohor dhe brenda javës që hyjmë fillon mësimdhënësja në shkollën Çajupi”, tha Albanez Tahiri – drejtor i Arsimit në Vushtrri.

Kurse nga dega e LDK-së në Vushtrri, thonë se prapa kësaj zvarritje fshihen punësimet në baza partiake.

“Në komunën e Vushtrrisë mos të përdoren fëmijët për kalkulimet politik. Në bazë të informatave që i kemi ai vend është duke iu ruajtura një militanti politik partiak të tyre për një fushat zgjedhore, prandaj ne si degë e LDK-së në Vushtrri kërkojmë që të mos përdorën fëmijët për fushatë elektorale”, tha Betim Grabanica- sekretar i LDK-së në Vushtrri.

Tëvë1 gjatë ditës për këtë çështje ka tentuar të marrë edhe një qëndrim nga Ministria e Arsimit, por që të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Ndërkohë, për këtë pozitë në bazë të vendimit të publikuar nga Komuna e Vushtrrisë është vetëm një kandidate e cila të premten pritet të nënshtrohet provimit me gojë. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Ndërron jetë regjisori i RTK-së, Sadedin Prekazi

Ndërron jetë regjisori i RTK-së, Sadedin Prekazi

Hoxhaj: Një koalicion PDK-LVV e shoh të pamundur

Enver Hoxhaj udhëton për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën