TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nxënësit mësojnë në të ftohtë në shkollën e fshatit Miradi, prindërit mbledhin para për klima

Që nga muaji prill ngrohtorja e shkollës së fshatit Miradi e Poshtme është prishur. E për shkak të uljes së temperaturave mësimi në këtë shkollë është shkurtuar tash e dy ditë. Nga shkolla thonë se kanë kërkuar nga DKA të rregullojnë problemin. E që nxënësit të mos ngrijnë nga të ftohti, prindërit me vetë iniciativë kanë nisur mbledhjen e parave për blerjen e klimave.

by Doresa Geci
3 muaj ago
2 0
A A

Tash e dy ditë, mësimi në shkollën “Vëllezërit Frashëri” është duke u mbajtur me orar të shkurtuar.

Nga 45 minuta, ora mësimore në këtë shkollë te fshatit Miradi e Poshtme në Fushë Kosovës është duke u mbajtur vetëm 30 minuta.

Kjo pasi këtu nuk është duke punuar ngrohja.

E probleme me kaldajën sipas drejtoreshës se shkollës i kanë që nga prilli.

“Që nga muaji prill është jashtë funksionimit për gjithë këtë une e kam njoftuar edhe Drejtorin e Arsimit që të na bëjë zgjidhje e arsyeja pse po mbahet mësimi me orar të shkurtar dje dhe sot është se temperaturat kanë rënë e për shkak të gripave sezonale kam hi nëpër klasa edhe kam pa që temperatura në klasë është e ulët dhe kam vendos që ta bëjë orën mësimore 30 minuta”, tha Nexhmije Gjyrevci – drejtoreshë.

Sipas drejtoreshës, nga drejtoria e arsimit iu ishte premtuar ndërrimi i kaldajës e cila do të ishte me pelet, por një gjë e tillë nuk u realizua.

Prandaj e vetmja zgjidhje sipas saj tani për tani është shkurtimi i orëve mësimore.

“Unë prindërit i kam njoftu, drejtoria e arsimit është e njoftime se si do të veprohet unë më shumë se 30 minuta nuk mund të bëjë, sot dhe dje e kemi sjellë nga një ngrohëse që mos me na nirthtë nxënësit”.

Të shqetësuar me këtë janë edhe prindërit

Madje sipas kryetari të këshillit të prindërve, Mirsad Drenovci  e gjithë problematik është të çështja e prokurimit.

“Kanë qu në prokurim këtë pjesën e tenderimit e ka fituar kompania e parë, dhe ne kem shumë të gëzuar që kur të fillojë shtator me qenë e përfunduar, fatkeqësisht gjatë procedurave të tenderimit ka pasur ankesë një kompani tjetër deri me tani nuk kemi ngrohje dhe fëmijët tanë janë duke u përballur me ftohje”.

Për këtë ata madje kanë menduar një zgjidhje që fëmijët të mos mësojnë në temperatura të ulëta.

“Kohëve të fundit unë vet si kryetar i këshillit me inicativ të këshillit të prindërve kemi marrë iniciativë vullnetare që  me fillu me bo një zgjidhje për këtë për fëmijët e tanë edhe me bo grumbullimin e të hollave për arsye të vendosjes së klimave”, tha kryetari i Këshillit të Prindërve, Mirsad Drenovci.

Tëvë 1 ka kontaktuar edhe me Fatlum Berishën i cili ishte drejtor i arsimit por i njëjti ka thënë se që nga data 10 nëntor nuk mund të prononcohet për media pasi ka dhënë dorëheqje nga detyra.

Pas tij, televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga komuna, por të njëjtit ishin të paqasshëm.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Murati: Situata e pagave të RTK-së është e vështirë, po kërkojmë zgjidhje

Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për çështjen e presidentit

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës mblidhen për herë të parë pas formimit

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

FBK konfirmon finalen e Kupës në Rahovec

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Emisioni “Mesditë” 13.02.2026

Emisioni “Mesditë” 13.02.2026

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Murati: Situata e pagave të RTK-së është e vështirë, po kërkojmë zgjidhje

Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për çështjen e presidentit

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës mblidhen për herë të parë pas formimit

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën