TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nxënësit kosovarë për herë të parë në forumin rinor në Zvicër

Forumi rinor në Zvicër, për herë të parë do të jetë nikoqir i nxënësve kosovarë. Për një javë, 14 nxënës nga komuna e Drenasit do të diskutojnë e do të shkëmbejnë mendime për politikë, të drejta të njeriut e ambient.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
19 1
A A

14 nxënës nga shkolla “Skëndërbeu” në Drenas, për një javë do të jenë përkrahë nxënësve nga Gjermania, Zvicra, Polonia, Hungaria, Letonia, Ukrainë, Turqia dhe Kroacia.

Për herë të parë, Kosova do të përfaqësohet në forumin rinor në Zvicër, ku edhe është vendi i vetëm pjesëmarrës nga Ballkani.

“Mund të jetë sfiduese, duke marrë parasysh se është hera e parë që marrim pjesë jashtë shtetit tonë. Por që, pavarësisht jam e sigurt që secili prej neve këtu mund t’ia dalim”, ka deklaruar Tringa Binaku-nxënëse.

Forumi ka si qëllim shkëmbimet ndërkulturore, duke u fokusuar në tri shtylla, politikë, të drejta të njeriut dhe ambient.

“Unë jam përcaktuar për pikën e të drejtave të njeriut, gjithmonë kam qenë i interesuar për të drejtat e njeriut në gjithë botën. Për arsye se ka shumë të drejta njerëzore që shkelen çdo ditë. Dhe së bashku me nxënësit e shteteve të tjera, shpresoj të arrijmë në përfundim që mos të ketë shkelje të të drejtave të njeriut”, tha nxënësi, Erjon Kastrati.

I gjithë organizimi do të mbahet në gjuhën angleze, për çka rrjedhshmëria e kësaj gjuhë ka qenë kriter kyç në përzgjedhjen e nxënësve dhe shtetit në përgjithësi.

“Pritshmëria e parë për ne nxënësit është përmirësimi i gjuhës angelze, po ashtu edhe për ngritjen e sjelljeve tona sociale me moshatarët tanë prej shteteve tjera”, ka deklaruar Erleta Binaku-nxënëse.

E  përcjellja e njohurive të fituara gjatë qëndrimit në Zvicër tek nxënësit e tjerë në Kosovë, është pjesë e vazhdimësisë së forumit rinor.

“Ky forum është shumë i rëndësishëm për nxënësit tanë, i cili do të ndikojë në zhvillimin e tyre personal dhe akademik në të ardhmen. Natyrisht, njohuritë të cilat do t’i marrin atje, nxënësit do t’i zbatojnë këtu në Kosovë. Është edhe faza e fundit, pjesa e monitorimit, nëse nxënësit po i implementojnë ato njohuri që i kanë marrë gjatë këtij forumi”, ka deklaruar profesori, Nuhi Nika.

Si e rëndësishme edhe për vet nxënësit, shihet pjesëmarrja në trajnime jashtë vendit, ku fokus janë ata.

“Organizime apo trajnime të tilla mendoj se ndikojnë në një formë mjaft pozitive tek adoleshentët dhe gjithashtu tek nxënësit e moshave pjesëmarrëse, meqenëse atje ne do të arrijmë që të ndërveprojmë me nxënës të tjerë dhe gjithashtu të njohim njerëz të rinj. Të njohim kultura dhe tradita nga vende më të ndryshme”, ka thënë nxënësi, Orges Zeka.

Për delagacionin, kosovar problematike ka qenë pjesë e sigurimit të shpenzimeve të udhëtimit.

“Delegacioni gjerman ka hequr dorë nga mjetet që u takojnë atyre dhe na kanë ndihmuar neve, por prapë kjo shumë nuk e mbulon 100% koston e udhëtimit. Shpresoj që pas kthimit DKA-ja do t’i kompensojë prindërit që kanë kontribuar”, ka pohuar profesori, Nika.

Zvicra, si organizuese ka mbuluar shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit.

Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Arrestohet një i mitur në Vushtrri për ngacmim seksual ndaj viktimës së mitur

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dyshime për manipulim me vota, 12 persona intervistohen në Vushtrri dhe Skënderaj

Policia e Kosovës tregon versionin e saj për rastin e 27-vjeçarit

Detaje të reja nga rrahja në “Bregun e Diellit” – Katër persona u dërguan në mbajtje, të gjithë shtetas të Afganistanit

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, rasti në hetime

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Arrestohet një i mitur në Vushtrri për ngacmim seksual ndaj viktimës së mitur

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dyshime për manipulim me vota, 12 persona intervistohen në Vushtrri dhe Skënderaj

Policia e Kosovës tregon versionin e saj për rastin e 27-vjeçarit

Detaje të reja nga rrahja në “Bregun e Diellit” – Katër persona u dërguan në mbajtje, të gjithë shtetas të Afganistanit

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, rasti në hetime

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Kapet 35-vjeçari në Prishtinë, ishte i dënuar për posedim të narkotikëve

Nisma Socialdemokrate propozon Fatmir Limaj për president të Kosovës

Nisma Socialdemokrate propozon Fatmir Limaj për president të Kosovës

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar dy persona për veprën ‘sulm’

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar dy persona për veprën ‘sulm’

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën