TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nushi: Qeveria ia ndal mëditjet minatorëve në emër të ligjit për greva dhe thotë se greva nuk është e bazuar në ligj

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Nushi: Qeveria ia ndal mëditjet minatorëve në emër të ligjit për greva dhe thotë se greva nuk është e bazuar në ligj

Sekretari organizativ në Partinë Socialdemokrate të Kosovës, Nol Nushi, tha se Qeveria e Kosovës ia ka ndalur shujtat dhe mëditjet minatorëve grevistë të cilët kanë hyrë në grevë tash e tetë ditë në kërkim të pagave të tyre dhe kushteve më të mira për punë, raporton teve1.info

Nushi në studion televizive të emisionit “Info-Nata” në Tëvë1, tha se Qeveria kur dëshiron me i ndishku minatorët ia ndal shujtat dhe mëditjet në emër të ligjit për greva, derisa sipas tij kur dëshiron me i sulmu, thotë se greva nuk është e organizuar sipas ligjit.

Reklamë

Nushi, partia e të cilit ishte edhe organizatore e një aksioni simbolik të martën para Ministrisë së Ekonomisë në mbështetje të minatorëve, tha se sjellja e Qeverisë karshi minatorëve nuk është asgjë e re në relacion qeveri-sindikata, qeveri-punëtorë apo qeveri-komunitete të ndryshme që përfaqësojnë diçka në shoqëri.

“Kemi parë sjelljen me punëtorët në shëndetësi, me profesorë universitarë, me gjykatësit, me prokurorët, të gjitha grupet e interesit në shoqëri. Këta kanë tentuar me i përul dhe me i shti përfundi në kontekstin që mos me i lënë me ngrit kry ose një kërkesë e tyre mos me u marrë për bazë. Këta nuk e njohin dialogun social, këta e njohin veç dominimin karshi tjetrit dhe nuk njohin partner me të cilin ti mund të diskutosh”, tha Nushi.

Ai tha për fatin e mirë të shoqërisë, minatorët po rezistojnë, mirëpo shtoi se me këtë qeveri dialogu social nuk ekziston.

“Kjo është çka po ndodh edhe me minatorët e Trepçës të cilët sot për fatin tonë të mirë si shoqëri po rezistojnë dhe nuk e kanë bërë asnjë hap prapa, dhe nga këtu i inkurajoj, e di që është e vështirë, unë kurrë nuk kamë qenë në grevë urie por ma merr menja sidomos qindra metra në thellësi të tokës duke pasur kërkesa shumë të qarta të cilat mund të zgjidheshin me diçka që quhet dialogu social. Dialogu social në këtë qeveri nuk ekziston sepse këta janë pronarë të së vërtetës, këta e dinë çka është mirë dhe çka është keq, në momentin që ti nuk pajtohesh, këta bëhen kundërshtarë për të cilin ata bëjnë luftë kundër teje”, u shpreh Nushi.

Sipas Nushit, Qeveria e Albin Kurtit po sillet me idenë e totalitarizmit apo autoritarizmit, ku sipas tij, nuk sheh arsye për protestë por para çdo proteste sheh agjent apo armik.

“Ideja e totalitarëve, autoritarëve, ata nuk shohin që dikush mundet mi pas punët keq e me protestua, ata para çdo proteste e shohin një agjent kundërshtar, një armik të jashtëm një armik të brendshëm, një agjent të huaj. Nuk është as bordi, ai bordi fantom i asaj ndërmarrje fantome e cila mund të vlerësoj agjendën apo motivet e një greve. Ti si një qeveri e majtë duhet të kujdesesh që ata punëtorë me i pas rrogat e mira…popo me i tregu zotit Muja që kur po donë me sulmu minatorin po i zbulojnë pagat, le të shkon Armen Muja le të punon si minator”, u shpreh Nushi.

Ai tha se kërkesat e minatorëve nuk janë as për rritje të pagës, por për pagesë të pagës së plotë dhe pagesë të pagës deri më datën 5, pasi sipas Nushit, pagën e fundit minatorët e kanë marrë vetëm 45 për qind.

“Mes kërkesave të 700-800 minatorëve dhe vullnetit të një Ushtruesi të Detyrës se as shef i Trepçës nuk është ai, nuk mujnë me bë as një shef qysh duhet, këta po e mbështesin një shef të një bordi sepse ka qëllua me qenë i partisë së tyre. Është e paparë në historinë e Kosovës së pasluftës, grevat nuk kanë filluar me qeverinë Kurti, nuk ka ndodh me u shkarku punëtorët pse kanë hyrë në grevë. Çfarë motivi ka me pas ai punëtori në supermarket që shkelet, ai i gastronomisë, i ndërtimtarisë me organizu një protestë me kërku kushte të mira kur e sheh që po shkarkohet punëtori i shtetit. Këtë qeveri e kish pas lakmi çdo biznesmen në Kosovë. Këta duhet me i marrë edhe me i bë shefa të oligarkisë, shefa të korporatave. Sot në emër të rendit dhe ligjit ia kishin ndalë mëditjet dhe shujtat minatorëve sepse sipas ligjit për greva kur punëtorët janë në grevë nuk mujnë me marrë shujta dhe mëditje, e kur donë me i sulmu, kur donë me ia ndalë benefitet thonë ju s’keni të drejtë me ligj të grevave”, u shpreh Nushi.

Ai tha se për këtë situatë duhet të reagojnë të gjithë pasi sipas tij kjo shkelje mund t’i ndodh secilit sektor të nesërmen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Digjen, drunj, mjedra, dredhëza dhe arra në Lloshkobarë të Ferizajt – mijëra euro dëme

Digjen, drunj, mjedra, dredhëza dhe arra në Lloshkobarë të Ferizajt – mijëra euro dëme

Ambasada e Gjermanisë thirrje deputetëve: Gjeni kompromis

Ambasada e Gjermanisë thirrje deputetëve: Gjeni kompromis

Dronët e Serbisë dyshohet se filmuan liqenin e Batllavës

Dronët e Serbisë dyshohet se filmuan liqenin e Batllavës

Basha kritikon mosvotimin e Haxhiut: Model i keq ndaj gruas që i shërbeu Kosovës për 14 vite pa asnjë skandal

Basha: Mbani shënim, nuk certifikohet Lista serbe

Digjen, drunj, mjedra, dredhëza dhe arra në Lloshkobarë të Ferizajt – mijëra euro dëme

Digjen, drunj, mjedra, dredhëza dhe arra në Lloshkobarë të Ferizajt – mijëra euro dëme

Ambasada e Gjermanisë thirrje deputetëve: Gjeni kompromis

Ambasada e Gjermanisë thirrje deputetëve: Gjeni kompromis

Dronët e Serbisë dyshohet se filmuan liqenin e Batllavës

Dronët e Serbisë dyshohet se filmuan liqenin e Batllavës

Drita në epërsi pas pjesës së parë

Drita në epërsi pas pjesës së parë

Basha kritikon mosvotimin e Haxhiut: Model i keq ndaj gruas që i shërbeu Kosovës për 14 vite pa asnjë skandal

Basha: Mbani shënim, nuk certifikohet Lista serbe

​Haxhiu: Abazit nuk i kemi faj e as nuk kemi çfarë t’i bëjmë

Haxhiu: Moscertifikimi i Listës Serbe fitore për demokracinë

Drita synon të bëjë mrekullinë ndaj Copenhagen

Publikohen përbërjet startuese të ndeshjes Drita – Differdange

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X