TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nushi: Nagavci po e prish imazhin e Kosovës

by Tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nushi: Nagavci po e prish imazhin e Kosovës

Me një “librezë” me plotë njësha, e të vendosur fotografinë e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik sot në Bibliotekën Kombëtare, ku pritej të mbahej fjalimi i kryeministri, Albin Kurti dhe Nagavcit.

Pa paralajmërim, rreth dhjetë aktivistë të PSD-së organizuan këtë aksion ku kritikuan ashpër ministren Nagavci për mos udhëheqje të mirë të arsimit.

Sekretari i PSD-së, Nol Nushi tha se u është kërkuar që ta lëshojnë sallën ku do të zhvillohej ngjarja, me rastin e Ditës së Mësuesit, ngase u ishte thënë se këta të fundit po i prishin imazhin ministres Nagavci.

Lidhur me këtë, Nushi theksoi se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është ajo që i ka prishur imazhin Kosovës, sipas tij duke e shkelur Kushtetutën, duke dështuar në sigurimin e librave për nxënësit, shkelur sindikatën e arsimit e duke dalë thuajse të fundit në testin PISA.

Ai shtoi se do të vazhdojnë me kundërshtime e protesta ndaj qeverisë aktuale, ngase sipas tij udhëheqësit e saj po gënjejnë, mashtrojnë e po i shkelin punëtorët arsimor.

“Ka një kërkesë që ne ta lëshojmë sallën, sepse po thonë që i prishet imazhi ministres së arsimit. Pra, ka një kujdes të veçantë që mos t’i prishet imazhi ministres. Por, rezultatet e ministres, imazhin e kujt po e prishin në Kosovë? Premtimet e rreme për çerdhe kujt ia prishin imazhin në Kosovë? Shkelja e Kushtetutës më dy këmbë, për favore politike, imazhin e kujt e prish? Dështimi për t’i furnizuar nxënësit me libra shkollorë kujt ia prish imazhin. Fyerja e përditshme e punëtorëve arsimor, e sindikatave, shkelja e sindikatës së arsimit, imazhi e kujt e prish? A po kujdeset kjo ministre për imazhin e mësuesve apo imazhin e vet? A po e dërgojnë policinë për t’i ruajtur arsimtarët prej këtyre politikanëve që po i shkelin për çdo ditë? Sigurisht që jo. Këta po mendojnë që mund të gënjejnë, mund të keq qeverisin, të mashtrojnë, t’i shkelin punëtorët arsimor, t’i shtypin grevat, të vendosin të fundit në testin PISA, mos ta mbajnë asnjë premtim, dhe po presin që ne t’i presim me lule a?”, tha Nushi.

Me krijimin e kësaj situate, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar disa nga aktivistët e PSD-së, pasi këta të fundit nuk kanë pranuar që të largohen nga aty./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Rasti i Arlinda Zekajt, të shtunën protestë mbarëkombëtare me gjashtë kërkesa

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Tronditet bota e futbollit, vritet ish-futbollisti brazilian

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën