TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nushi: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, synim për përçarje më të thellë të LDK-së

by teve1
1 vit ago
4
A A
Nushi: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, synim për përçarje më të thellë të LDK-së

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka deklaruar se ftesa e Kurtit për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për një takim konsultativ është synim i Kurtit për përçarje më të thellë të këtij subjekti politik.

Sipas Nushit ai përveç përçarjes po synon edhe që ta marrë një grup të LDK-së sepse po ia nuhat që qëndrueshmërinë e kanë më të dobët aktualisht.

“Kurti jo rastësisht i ka dërguar ftesë LDK-së sepse e kanë parë që pozicioni i LDK-së është lehtësisht më i cenueshmi. Pas zgjedhjeve përveç rënies së Kurtit u shpërfaqën edhe problemet e brendshme në këtë parti, prandaj Kurti jo rastësisht e tenton LDK-në në mënyrë që ti fus ata në përplasje të brendshme dhe ta ushqejë atë përplasje të vazhdueshme që po e ka ky subjekt. Absolutisht po e synon një lloj përçarje më të thellë të LDK-së dhe për ta marrë një grup të kësaj partie sepse po ia nuhat që qëndrueshmërinë e kanë më të dobët, po e nuhat që rezultati i zgjedhjeve më së rëndi e ka goditur LDK-në dhe unë besoj që ai po e sheh cili është më i dobëti në qëndrueshmëri që ta godas më këto ftesa”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

I pyetur se kë nga LDK-ja mund ta bëjë për vete Kurti në këtë rast, Nushi ka thënë se nuk e di si janë qëndrimet e brendshme aty por që sipas tij qartazi nuk janë njëzëri deputetët dhe përfaqësuesit e LDK-së.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar ftesë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës-së, Lumir Abdixhikut për një takim për konsulta paraprake, në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në letrën e dërguar Kurti ka kërkuar takim këtë javë me Abdixhikun, duke ofruar si opsion datën 9 prill dhe 10 prill.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025. Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, shkruhet në letër./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti për masakrën e familjes Deliu: Drejtësia është detyrim

Kurti për masakrën e familjes Deliu: Drejtësia është detyrim

​Përkujtohet Masakra e Gollubovcit, Krasniqi: Dënohen çlirimtarët, serbët që kryen krime jetojnë të lirë

​Përkujtohet Masakra e Gollubovcit, Krasniqi: Dënohen çlirimtarët, serbët që kryen krime jetojnë të lirë

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

Qeveria miraton një varg projektligjesh, përfshirë Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Gërvalla: Nuk kam asnjë pikëtakim me Specialen, s’kam heshtur – duhet të përgatitemi për betejën ligjore në Apel

Gërvalla: Nuk kam asnjë pikëtakim me Specialen, s’kam heshtur – duhet të përgatitemi për betejën ligjore në Apel

“Dardanët” marrin rrugën për një Vjenë, të gatshëm për ndeshjen ndaj Austrisë

“Dardanët” marrin rrugën për një Vjenë, të gatshëm për ndeshjen ndaj Austrisë

Përfundon kampi i Kombëtares së Kosovës në hendboll për vajza

Përfundon kampi i Kombëtares së Kosovës në hendboll për vajza

Kurti për masakrën e familjes Deliu: Drejtësia është detyrim

Kurti për masakrën e familjes Deliu: Drejtësia është detyrim

Dua Lipa me vizitë surprizë në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare

Dua Lipa me vizitë surprizë në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare

​Përkujtohet Masakra e Gollubovcit, Krasniqi: Dënohen çlirimtarët, serbët që kryen krime jetojnë të lirë

​Përkujtohet Masakra e Gollubovcit, Krasniqi: Dënohen çlirimtarët, serbët që kryen krime jetojnë të lirë

Begaj pret ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri: SHBA mbetet partner i pazëvendësueshëm

Begaj pret ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri: SHBA mbetet partner i pazëvendësueshëm

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

Qeveria miraton një varg projektligjesh, përfshirë Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën