TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nura: Nuk ka fushë që nuk ka dështuar kjo qeveri, është një film me fantazi

by tëvë1
8 muaj ago
2
A A
Nura: Opozita në Skenderaj po shpif për marrjen e oborrit të çerdhes

Edhe pas gati dy vitesh, qytetarëve të Skenderajt ende nuk u janë kompensuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut. Si derë e parë e qytetarëve, që nga shkurti i vitit 2023, ata i drejtohen komunës me ankesa për t’i përcjellur ato te niveli qendror. Përveç kësaj, kjo komunë, e udhëhequr nga opozita, vlerëson se është diskriminuar sa i përket shpërndarjes buxhetore dhe të projekteve.

Kështu thotë kryetari i Skenderajt, Fadil Nura në një intervistë për KosovaPress, derisa nënvizon se “mbështetja qeveritare ka qenë zero gjatë këtij mandati”.

Përveç kësaj, Nura flet për pritshmëritë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke përmendur kontratat njëburimore, korrupsionin e aferat si dështimet kryesore të qeverisë Kurti.

“Sfidë për neve, jo vetëm për neve si pushtet lokal por për të gjitha komunat ka qenë kontrata kolektive në arsim të cilat na kanë goditur në kuptimin e realizimit të projekteve kapitale, sepse buxheti na është marrë nga projekt kapitale dhe kategoritë tjera, gjë që neve na ka sfiduar në këtë drejtim…Kemi ende sfida dhe probleme të trashëguara nga vërshimet që i kemi pasur para dy vitesh…Nga niveli qendror, përjashtimisht ekonomitë familjare janë kompensuar dikush në masën 70-80 për qind. Ndërkohë që bizneset, infrastruktura publike dhe bujqësia dhe një pjesë bukur e madhe nuk janë kompensuar fare. A ka ankesa në komunë për këtë? Sigurisht që qytetarët kërkojnë direkt nga komuna përgjigje për çka në këtë rast, përgjegjësia ligjore është e Qeverisë së Republikës së Kosovës në nivel nacional. A keni bërë kërkesa për këtë? Sigurisht, raportet bashkë me kërkesat dhe ashtu qysh parasheh procedura ligjore kemi përcjellë në nivelin qendror dhe ende nuk ka përgjigje në këtë drejtim”, thotë Nura.

Nura tregon se qeveria nuk ka bërë asnjë hap në funksionalizimin e rrugës me katër korsi Komoran-Klinë e Epërme.

“Përkrahja ka qenë pothuajse gati zero. Kemi pasur një diskriminim në kuptimin e shpërndarjeve buxhetore dhe projekteve që janë shpërndarë nëpër komuna, siç ka qenë praktikë e çdo hershme. Gjithë realizmin e objektivave tona jemi detyruar ta ndërtojmë mbi bazën e planifikimeve vetanake dhe buxhetin vetanak komunal dhe bashkëpunimit me organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore. A ka ndonjë projekt që është stopuar dhe nuk po mund të ecë përpara për shkak të mos përkrahjes të nivelit qendror? Rruga me katër korsi që është Komoran-Klinë e Epërme, pjesët ku kanë qenë të pa përfunduar ne kemi marrur përsipër t’i zgjedhim problemet pronësore, ndërkohë që qeveria nuk ka bërë ndonjë hap në këtë drejtim”, potencon Nura.

I pari i Skenderajt, Fadil Nura pret që Partia Demokratike e Kosovës të del e para në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

“Unë PDK-në e shoh si parti të parë. Tanimë veç po shihen efektet e para. Kandidati për kryeministër është prit jashtëzakonisht mirë dhe po pritet çdoherë e më shumë në kuptimin e saj që ai po prezanton sa i përket zhvillimit ekonomik dhe problemeve që sot ballafaqohen qytetarët…Gjatë këtyre katër vite të qeverisjes Kurti cilat i shihni si dështime kryesore? Nuk e di fushë që nuk ka pasur dështim kjo qeveri. Sot niveli është galopant i korrupsionit. Kontratat njëburimore, pastaj aferat e përditshme. Reforma në drejtësi është krejtësisht një përrallë në vete. Iniciativat që kanë rrjedhur dhe kushtetuesja i ka rrëzuar. Është krejtësisht një film me fantazi”, thekson Nura.

Ndërkaq, Nura e quan të padiskutueshme fitoren në rast rikandidimi për kryetar.

“Rikandidimi im sigurisht do të varet edhe nga vullneti i strukturave të partisë dhe performanca në raport me kërkesat e qytetarëve…Nëse rikandidoni a pritni të fitoni? Është e padiskutueshme”, thotë Nura.

Përveç këtyre, si projektet më të rëndësishme për vitin 2025, Nura përmendi vazhdimin e ndërtimit të banesave sociale dhe trajtimin e ujërave të zeza

ShareTweet

Postime të ngjashme

Canaj: Qëndrimi i Rubinit ndaj Gjykatës Speciale, reflektim i qasjes së SHBA-ve

Canaj: Qëndrimi i Rubinit ndaj Gjykatës Speciale, reflektim i qasjes së SHBA-ve

Rubin: Thaçi nuk ishte i hapur me mua në Rambuje, kishte eprorë nga të cilët kërkonte miratimin

Dita e dytë e dëshmisë në Hagë – Rubin: Kjo nuk është drejtësi

Haliti i LVV-së premton ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Ferizaj

Haliti i LVV-së premton ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Ferizaj

Basha dhe Guérot diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Basha dhe Guérot diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Canaj: Qëndrimi i Rubinit ndaj Gjykatës Speciale, reflektim i qasjes së SHBA-ve

Canaj: Qëndrimi i Rubinit ndaj Gjykatës Speciale, reflektim i qasjes së SHBA-ve

Rubin: Thaçi nuk ishte i hapur me mua në Rambuje, kishte eprorë nga të cilët kërkonte miratimin

Dita e dytë e dëshmisë në Hagë – Rubin: Kjo nuk është drejtësi

Mbappe udhëheq Real Madridin, dy gola në fitoren ndaj Marseille

Mbappe udhëheq Real Madridin, dy gola në fitoren ndaj Marseille

Emisioni “Info Nata” 16.09.2025

Emisioni “Info Nata” 16.09.2025

Debuton Zhegrova dhe ndihmon Juventusin të marrë një pikë me Dortmundin

Debuton Zhegrova dhe ndihmon Juventusin të marrë një pikë me Dortmundin

Haliti i LVV-së premton ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Ferizaj

Haliti i LVV-së premton ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Ferizaj

Mozzikut i konfiskohen dy orë të shtrenjta, raportohet se është ndaluar

Mozzikut i konfiskohen dy orë të shtrenjta, raportohet se është ndaluar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën