TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Numri i azilkërkuesve shqiptarë: Franca e para me kërkesa, Gjermania e dyta

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Numri i azilkërkuesve shqiptarë: Franca e para me kërkesa, Gjermania e dyta

Fluksi i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Evropian ka shënuar rënie të ndjeshme në katër muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave që janë publikuar nga Eurostat.

Sipas Eurostat, në periudhën janar-prill u shënuan gjithsej 2510 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, në një nga shtetet e Bashkimit Europian, me një rënie prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe më pak se gjysma e 2019-s, përpara se të fillonte frenimi për shkak të pandemisë dhe kufizimeve në lëvizje në 2020 dhe pjesën e parë të 2021, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Tendenca është e ndryshme nga viti i kaluar, kur u shënua rigjallërim i dukshëm i kërkesave për azil, sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, që ishte dhe një destinacion i ri.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat (që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Ndërsa të dhënat e tjera, të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend.

Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, numri total i aplikimeve në Evropë arriti në 30 mijë, niveli më i lartë që nga 2006-a.

Kryeson Franca

Edhe për 4 muajt e parë të këtij viti, Franca ka vijuar që të mbetet destinacioni i preferuar i azilantëve, me 940 kërkesa gjithsej, ose 37% të totalit. Franca tërheq azilantë për shkak të lehtësive sociale që ofron sidomos për familjet me fëmijë.

Gjermania mbetet e dyta, me 23% të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Italia (23%), Greqia (7.4%) dhe Belgjika (4.2%)

Kërkesat për azil në BE

Sipas Eurostat, në mars 2023, 85 975 aplikantë për azil për herë të parë (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së. Krahasuar me marsin 2022 (74 310), shifra përfaqëson një rritje prej 16%. Kishte gjithashtu 6 945 aplikantë të përsëritur, rritje prej 4% krahasuar me mars 2022 (6 690).

Shumica e aplikantëve për azil për herë të parë ishin sirianë dhe afganë

Ashtu si në muajt e mëparshëm, në mars 2023, sirianët ishin grupi më i madh i njerëzve, që kërkonin azil (9 660 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (9 155), venezuelianët (6 415), kolumbianët (5 980) dhe turqit (5 615).

Pas agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, pati një rritje të konsiderueshme të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë (nga 2 105 në shkurt 2022 në 12 190 në mars 2022), por shifrat janë ulur çdo muaj, në 1 160 në mars 2023. Kjo ka ndodhur sepse njerëzit, që ikin nga Ukraina, përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme.

Në mars 2023, numri i aplikantëve për herë të parë për azil, me nënshtetësi ruse, u rendit i 8-ti në mesin e të gjitha shtetësive, me 2 480 aplikime.

Gjermania, Spanja, Franca dhe Italia përbëjnë 74% të azilkërkuesve për herë të parë

Në mars 2023, Gjermania (25 170), Spanja (15 570), Franca (11 870) dhe Italia (11 335) morën numrin më të madh të aplikantëve për azil për herë të parë, duke përbërë pothuajse tre të katërtat (74%) të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Në total në BE, kishte 192 azilkërkues për herë të parë për një milion njerëz, në mars 2023.

Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2022), normat më të larta të aplikantëve të regjistruar për herë të parë në mars 2023, u regjistruan në Qipro (1 859 aplikantë për milion njerëz) dhe Kroaci (965). Në të kundërt, shkalla më e ulët, është vërejtur në Hungari (0).

2 620 të mitur të pashoqëruar që aplikojnë për azil

Në mars 2023, 2 620 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, kryesisht nga Afganistani (860) dhe Siria (565).

Vendet e BE-së, që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar në mars 2023, ishin Gjermania (990), Holanda (260), Italia (230), Spanja (225), Bullgaria (215), Austria (210) dhe Greqia (200).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pesë të vdekur në një aksident në Luksemburg, dyshohet se tre prej tyre janë shqiptarë

Pesë të vdekur në një aksident në Luksemburg, dyshohet se tre prej tyre janë shqiptarë

Mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve pas tërmetit në Afganistan

Mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve pas tërmetit në Afganistan

Ambasadori amerikan në NATO: ShBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori amerikan në NATO: ShBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Ditë zie në Shqipëri

Ditë zie në Shqipëri

Osmani takon ambasadorin britanik, diskutojnë për procesin e konstituimit të institucioneve

Osmani takon ambasadorin britanik, diskutojnë për procesin e konstituimit të institucioneve

Pas 20 viteve, familjet Gashi nga fshati Doberdol i Podujevës shtrijnë dorën e pajtimit

Pas 20 viteve, familjet Gashi nga fshati Doberdol i Podujevës shtrijnë dorën e pajtimit

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Therja me thikë në Podujevë – I mituri në gjendje të rëndë shëndetësore

Një i mitur theret me thikë në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Rrustemi: LVV nuk mundet të bëhet rob i Listës Serbe

Rrustemi: LVV nuk mundet të bëhet rob i Listës Serbe

Osmani thotë se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën për formimin e institucioneve

Osmani thotë se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën për formimin e institucioneve

“Ditari” 02.09.2025

“Ditari” 02.09.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X