TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Numërimi i votave të fundit, certifikimi i rezultateve pritet brenda dy javësh

Votat e fundit janë duke u numëruar në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Me trendin e deritanishëm, sipas monitoruesve të këtij procesi, brenda dy javësh mund të kemi certifikim të rezultateve.

by Fetije Kamberi
1 muaj ago
1 0
A A

Para dhe pas zgjedhjeve, partitë politike dhe kandidatët e saj i drejtohen këtij institucioni për ankesa.

Ata në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dërgojnë raste kur pretendojnë se ka parregullsi apo shkelje gjatë procesit zgjedhor.

Televizioni ka kërkuar përgjigje prej PZAP-së se sa ankesa i kanë në tërësi dhe a ka ende në trajtim, por nuk ka marrë përgjigje.

Në faqen zyrtare të këtij institucioni, nga 29 dhjetori janë 21 vendime për ankesat nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kësisoj, tri prej tyre janë trajtuar më 29 dhjetor, tetë më 30 dhjetor, nëntë ankesa me 31 dhjetor dhe një tjetër më 8 janar.

Hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës, Vullnet Bugaqku, tregon se kjo nuk është adresa e vetme për ankesa nga kandidatët apo partitë politike.

“Gjatë procesit të numërimit në QKN ose në QNR, kandidatët për deputet kanë mundësi që brenda 24 orëve të ankimojnë në PZAP ndonjë parregullsi që ata mund të vlerësojnë se nuk iu ka numëruar saktë ndonjë votë ose ka ndonjë far lloj parregullsie apo paligjshmërie gjatë procesit të numërimit të votave të tyre për deputet, pastaj PZAP si zakonisht i ka afat 96 orë që të jap vendim për të gjitha ankesat në këtë fazë, por në qoftë se përfundon procedura e numërimit të votave në QNR dhe nuk ka më asnjë proces qoftë të votave me postë, apo me nevoja të veçanta apo me kusht, atëherë KQZ-së i hapet rruga që t’i shpallë përfundimisht rezultatet dhe ti certifikoj ato. Në rastin konkret, ekziston përsëri një afat tjetër i ankesave ndaj vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve dhe ky afat është 48 orë nga dita e marrjes së vendimit”, ka treguar ai.

Me këtë trend me të cilin është duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave, Bugaqku thotë se brenda dy javësh mund të kemi certifikim të rezultateve nga KQZ-ja.

“Nga moment kur certifikon rezultatet, shpallen rezultatet përfundimtare dhe përfundojnë të gjithë procedurat e ankesave si në PZAP, si në Gjykatën Supreme , certifikohen rezultatet zgjedhore atëherë hapet afati tridhjetë ditorshi, duhet të thirret, mbahet dhe zhvillohet seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thotë Bugaqku.

Gjatë mbrëmjes, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u numëruar edhe 3 mijë e 185 pako nga fletëvotimet me postë.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje i ka siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 23, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.

10 ulëse janë të rezervuara për komunitetet jo-shumicë, ndërsa 10 të tjera për serbët e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: Drejtësia është gurthemeli i Republikës së Kosovës

Gërvalla: Drejtësia është gurthemeli i Republikës së Kosovës

Këta janë 14 deputetët e LDK-së

LDK: Rezoluta për Gjykatën Speciale është selektive dhe e pjesshme

Mbrojtja e Selimit: ZPS-ja s’ka provuar se ai kishte kontroll mbi ndonjë “polici të UÇK-së”

Mbrojtja e Selimit: ZPS-ja s’ka provuar se ai kishte kontroll mbi ndonjë “polici të UÇK-së”

Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

Kosova e nis me Irlandën në Ligën e Kombeve

Gërvalla: Drejtësia është gurthemeli i Republikës së Kosovës

Gërvalla: Drejtësia është gurthemeli i Republikës së Kosovës

Këta janë 14 deputetët e LDK-së

LDK: Rezoluta për Gjykatën Speciale është selektive dhe e pjesshme

Mbrojtja e Selimit: ZPS-ja s’ka provuar se ai kishte kontroll mbi ndonjë “polici të UÇK-së”

Mbrojtja e Selimit: ZPS-ja s’ka provuar se ai kishte kontroll mbi ndonjë “polici të UÇK-së”

Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident mes katër veturash në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Në Hagë nis mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati sfidon pretendimet e Prokurorisë

Në Hagë nis mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati sfidon pretendimet e Prokurorisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën