Një numër i vogël i protestuesve janë edhe sot para objektit komunal në Leposaviq.
Momentalisht situata në këtë komunë është e qetë, përcjell teve1.info
Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.