TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nuk u përballen me drejtësinë për krimet e bëra, çfarë thotë ligji në Kosovë për ish-udbashët?

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A

Që nga vitet e 50-ta e deri në qershorin e vitit 1999, shumë shqiptarë kaluan vite të tëra të jetës në burgjet serbe. Shumë nga hetuesit që i morën në pyetje ish-të burgosurit politik, ishin shqiptarë të cilët nuk kursyen asnjë metodë torture ndaj bashkëkombësve të tyre. Por, çfarë thotë ligji në vend për këtë kategori, të cilët pavarësisht krimeve të bëra, nuk u përballën kurrë më drejtësinë

Në fund të Pavijonit D ndodhej një derë e kuqe.

Këtu lidhej Qendra e Paraburgimit në Prishtinë me ish-sekretariatin e Punëve të Brendshme.

E përmes saj, kaluan qindra të burgosur politik shqiptarë.

Këta të fundit nga gardianët e burgut, dorëzoheshin në duart e hetuesve të ish-UDB-së, OZNA-s e SUP-it serb.

E shumë nga hetuesit që merrnin në pyetje të burgosurit, ishin shqiptarë.

“Funksioni i tyre ishte tortura, s’ka pas tjetër funksion hiç. 3:30 Veç emrat e shqiptarëve do t’i lexoj, jo rastësisht: Muharrem Dana, Ibush Kllokoqi, Asllan Sllamniku, Hasan Mehmeti, Jusuf Karakushi, Mehmet Haskaj, Bafti Jakupi, Shefqet Hashani, Zenun Shala, Naip Hoxha, Refik Tashi, Metush Sadiku, Zejnullah Shala, Faik Nura,  Shefqet Obria, Metë Kuqi”, thotë Selatin Novosella, ish- i burgosur politik.

Por, çfarë thotë ligji në Kosovë, për këtë kategori shqiptarësh që i shërbyen pushtetit serb që nga vitet e 50-ta.

“Në këtë drejtim, Kosova edhe pse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga çlirimi i vendit, nuk e ka bërë këtë proces, në vitin e kaluar kur qe publikuar draft-strategjia për drejtësi tranzicionale, në kuadër të objektives 4 është paraparë një aktivitet që ndërlidhej me vlerësimin e figurës së zyrtarëve publik, por për fat jo të mirë gjatë rrugëtimit procedural ky aktivitet është hequr dhe strategjia e miratuar në qershor të këtij viti për drejtësi tranzicionale nuk e parasheh këtë mekanizëm”, ka thënë Ardian Bajraktari avokat.

E numri i shqiptarëve që u torturuan në burgjet jugosllave, është i madh.

Madje disa prej tyre, nuk i mbijetuan torturave.

Për këtë, pritshmëri më të mëdha nga sistemi i drejtësisë në vend kishin në Shoqatën e ish të Burgosurve Politik.

“Nuk kanë qenë të interesuar më këtë segment sepse është realizuar liria. Shteti si shtet më vonë, Kuvendi e ka aprovuar një ligj, për njohjen e statusit të ish të burgosurve politik e të përndjekurve, ligji është 03/L-95 dhe me këtë ligj pezullohen e dënohen të gjitha regjimet jugosllave dhe antishqiptare, duke filluar nga 2 marsi i vitit 1993 deri me 12 qershor 1999. Nëse dënohen më këtë ligj, në mënyrë automatike bien të gjitha kategoritë në koshin e plehrave, përfshirë UDB-ashit, përfshirë gjykatësit, prokurorët, avokatët sepse të gjithë kanë dhënë betim se do ta mbrojnë Kushtetutën e Jugosllavisë”, ka thënë Shefik Sadiku, kryetar në Shoqatën e ish të burgosurve politik.

Për këtë çështje, Tëvë1 ka pyetur edhe në Departamentin për Drejtësi Tranzicionale në Ministrinë e Drejtësisë.

Por të njëjtit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Tags: ish- udbashetligji ne Kosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Pas tërmetit 4.8 ballësh, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën