TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Nuk shkoi në rrugën e zakonshme” – Drejtori i shkollës ku ndiqte mësimet nxënësi që ndërroi jetë jep detaje

by Tëvë1
2 muaj ago
4
A A
“Nuk shkoi në rrugën e zakonshme” – Drejtori i shkollës ku ndiqte mësimet nxënësi që ndërroi jetë jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Gadimen e Epërme, ku nxënësi Zejn Zejnullahu ka ndërruar jetë pasi, pas përfundimit të mësimit, ishte shpallur i zhdukur për më shumë se tri orë.

Sipas informacioneve, pas përfundimit të orarit shkollor, i mituri nuk është kthyer në shtëpi, çka ka alarmuar familjarët dhe komunitetin. Pas disa orësh kërkimi, ai u gjet në lumë pa shenja jete dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, nuk arriti të mbijetojë.

Lidhur me rastin ka folur drejtori i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime të Epërme, Skender Ademi, i cili tha se ngjarja ka prekur thellë të gjithë stafin shkollor dhe nxënësit.

“Dje ka ndodhur ajo që nuk është dashur të ndodhë. Nuk e kemi pritur as ne si shkollë dhe as prindërit. Jemi të prekur të gjithë – si mësimdhënës, nxënës dhe staf”, u shpreh Ademi.

Ai bëri të ditur se shkolla ka shqyrtuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë se nxënësi kishte dalë nga shkolla bashkë me shokët e tij.

“Në kamera shihet se ai del nga shkolla me shokët. Afër shkollës, një prind i një nxënëseje i ka ofruar që të hipte në vetur bashkë me ta, por ai ka këmbëngulur të vazhdojë rrugën në këmbë, duke thënë se do të shkojë të blejë një kifle”, tregoi drejtori.

Sipas tij, nxënësi nuk ka ndjekur rrugën e zakonshme për në shtëpi, por ka zgjedhur një rrugë më të shkurtër.

“Nuk ka shkuar në rrugën që zakonisht e ndjekte, por ka zgjedhur një rrugë tjetër më të shkurtër, ku fatkeqësisht ka rënë në lumë”, shtoi Ademi.

Nxënësi Zejn Zejnullahu u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.

Ngjarja ka lënë në dhimbje të thellë familjen, shkollën dhe gjithë komunitetin e Gadimes, ndërsa autoritetet po vazhdojnë me procedurat përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Tags: drejtoriTeve1vdekja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Mundësia për zgjedhje, Limaj: Me këtë opozitë kështu, kurrë

Limaj: Vedat, mos u mërzit, çdo shtëpi e ka “bërllokun” e vet

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën