TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​“Nuk mundem të shkoj te psikologu sepse dy seanca 80 euro”

by TËVË 1
2 vjet ago
1
A A
​“Nuk mundem të shkoj te psikologu sepse dy seanca 80 euro”

Çmimet e larta të shërbimeve private psikologjike janë arsyeja pse shumica e qytetarëve nuk po vazhdojnë seancat psikologjike, të cilat iu nevojiten për sëmundjen që duhet ta trajtojnë.

Dikur çmimet startonin nga 20 euro një seancë, ndërsa këtë vit nga 30-40 euro.

Për këtë rritje të çmimeve është ankuar edhe shoqata e psikologëve, të cilët si fajtor kryesor e quajnë edhe mos hapjen e një ode të psikologëve, e cila do të caktonte çmimet dhe do të shikonte licencat e këtyre psikologëve.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci ka thënë për KosovaPress-in se në këtë klinikë janë të punësuar gjashtë psikologë, tre për të rritur dhe tre për fëmijë.

Ai rreth çmimeve ka theksuar se nëse janë të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, atëherë nuk është kundër ngritjes së këtyre çmimeve.

Kutllovci apelon që psikologët të mos ndikojnë te klientët që t’iu ndërprehet terapia, nëse ajo është paraparë nga psikiatri apo profesionisti i shëndetit mendor, sepse është një gabim.

“Për të ofruar psikioterapi, mendoj që duhet të marrin shkollimin adekuat për psikoterapeut, që nuk e di si është e rregulluar, në çoftë se ka psikoterapeut të licencuar. Por, ajo që unë e potencoi dhe e mbështes është që psikoterapeuti dhe psikologët, duhet që të punojnë bashkë në shërbim të pacientëve me qëllim të diagnostifikimit dhe trajtimit adekuat… Apeloj të gjithë kolegët psikologë të mos ndikojnë te klientët që t’iu ndërprehet terapia, nëse ajo është paraparë nga psikiatri apo profesionisti i shëndetit mendor, sepse është gabim”, ka thënë Kutllovci.

Ndërsa, drejtori i shoqatës së psikologëve, Ilir Havolli kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të bëhet rritja e psikologëve në instirucione publike për shkak se në momentin që klienti me një shqetësim psikologjik, merr në telefon psikologun, pyetja e parë është se sa kushton seanca psikologjike dhe në këtë rast harron shqetësimin dhe sëmundjen e vet.

“Nuk ka një autoritet rregullativ në Kosovë, i cili determinon apo cakton saktë çmimet e seancave psikologjike… Dominantja është mungesa e odës së psikologëve së Kosovës, e cila do mund të kontrollonte ofruesit e shërbimeve psikologjike se a janë të përgatitur profesionalisht apo jo për të ofruar shërbime psikologjike dhe në çfarë mënyre apo lloji dhe kosto ofron shërbimet psikologjike… Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ministritë tjera relevante që të bëhet rritja e numrit të psikologëve në institucione publike… Kur një klient me një shqetësim psikologjik e merr në telefon psikologun, pyetja e parë që e pyet është sa kushton seanca psikologjike dhe në këtë rast e harron shqetësimin e vet”, ka shtuar ai.

E një qytetarë i cili nuk dëshironte të fliste para kamerës ka potencuar se i njëjti ka ankth, por arsyeja pse nuk shkon në seanca psikologjike është çmimi i lartë i tyre.

“Unë për vete kam ankth, por dy seanca 80 euro nuk po mundem të shkoj, nuk e di a është më e rëndësishme shëndeti ynë mendor apo përftimi nga këto sëmundje”, ka potencuar qytetari.

 

Tags: mjetepsikologuseanca
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën