Rezoluta për punën dy vjeçare të Qeverisë së Kosovës, e propozuar nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është miratuar në Kuvend.
19 deputetë votuan për kësaj rezolute, 49 kundër dhe tre abstenuar, në mesin e tyre edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Shefi i Grupit Paralamnetar të AAK-së Besnik Tahiri, në një fjalim të shkurtër ku propozoi që rezoluta të hidhet në votim e cila është inicuar nga muaji shkurt, tha se nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket gjendjes që nga koha kur është prezantuar rezoluta.
“Vazhdon problemi me zhvillimin ekonomik, saga me dialog, problemi i koeficientit për paga”, tha Tahiri./teve1.info/