TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Nuk ka dorë njerëzore që ka shkaktuar dëmin” – Mujka për përmbytjet në vendpunishten e urës në Mitrovicë

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
“Nuk ka dorë njerëzore që ka shkaktuar dëmin” – Mujka për përmbytjet në vendpunishten e urës në Mitrovicë

Mbrëmë është shënuar një rritje e papritur e nivelit të ujit në lumin Ibër, e cila ka shkaktuar dëme materiale në punishten e urës së re që po ndërtohet te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë.

Sipas kryeshefit të ndërmarrjes të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka, shkak i kësaj ngritjeje ishte sasia e madhe e ujit në digën e Pridvoricës si pasojë e reshjeve të shumta ditëve të fundit në rrjedhën e epërme të lumit, si dhe rrëshqitja e kanalit në Zubin Potok, që krijoi nevojën emergjente për bartjen e ujit të tepërt në lumë.

“Kemi ardhur në situatë të kalkulojmë dëmin më të vogël, edhe pse as kjo e krijuar nuk është për t’u nënçmuar. Me rëndësi është se konstruksioni i urës nuk është rrezikuar asnjëherë” tha Mujka.

Mujka ka treguar se nuk bëhet fjalë për ndonjë ndërhyrje njerëzore që ka shkaktuar dëmin, por për masa të domosdoshme të marra nga njeriu për të minimalizuar një dëm potencialisht shumë më të madh dhe afatgjatë.

Megjithatë, ai ka theksuar se niveli i ujit është stabilizuar brenda një ore, dhe sot ekipet janë duke punuar në sanimin e kanalit kryesor me synimin që niveli i ujit të mbetet i kontrolluar.

Mujka paralajmëroi se mirëmbajtja e nivelit minimal të ujit në lumin Ibër gjatë verës dhe vjeshtës është e ndjeshme dhe mund të ketë luhatje të mëdha, prandaj edhe situata të ngjashme mund të ndodhin.

Në fund, ai apeloi që ky rast të mos përdoret për qëllime politike apo elektorale, pasi, siç theksoi, bëhet fjalë thjesht për një çështje operacionale.

Ai shtoi gjithashtu se edhe operatori ekonomik mban pjesën e vet të përgjegjësisë për mënyrën e organizimit të punishtes, ndërsa falënderoi të gjithë për mirëkuptimin, me shpresën që një situatë e tillë të mos përsëritet më./teve1.info/

Tags: Deme materialeFaruk MujkaIbër-LepencLumi Ibërniveli i ujitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën