TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

by tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

Një tjetër sukses e ka arritur xhudoja kosovare të premten, por k ëtë herë jashtë tatamit.

Kampionia olimpike, Nora Gjakova, është përzgjedhur në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).

Gjakova është bërë anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së me propozim të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Mandati i saj ka nisur të enjten, ndërsa është i vlefshëm katër vjet.

“Pas një karriere të shkëlqyer si Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora tani do të japë kontributin e saj edhe jashtë tatamit, në një rol vendimtar për të ardhmen e sportit të xhudos”, ka shkruar Federata e Xhudos e Kosovës. “IJF vlerëson lart eksperiencën, perspektivën dhe përkushtimin e saj, cilësi këto që do ta bëjnë Norën një përfaqësuese të jashtëzakonshme për xhudistët kudo në botë”.

Në letrën e dërguar nga Presidenti i IJF-së, Marius Vizer, Nora merr urime për detyrën e re dhe përgjegjësitë me postin vendimmarrës.

”E nderuar znj. Gjakova,

E dashur Nora,

Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë.

Kam kënaqësinë t’ju informoj se jeni emëruar si anëtare e Komisionit të Atletëve të IJF-së, duke filluar nga data 19 qershor 2025, pas propozimit nga Komiteti Ekzekutiv i IJF-së.

Komisioni i Atletëve në IJF ka një rol shumë të rëndësishëm në organizatën tonë, duke ndihmuar në formësimin e së ardhmes së xhudos, përmes garantimit që zëri i sportistëve të dëgjohet. Ndërsa vazhdojmë misionin tonë për të zhvilluar dhe promovuar sportin tonë në mbarë botën, në dobi të të gjithë xhudistëve dhe dashamirësve të këtij sporti, jam i bindur se përvoja dhe këndvështrimi juaj si sportiste do të jenë të paçmuara.

Besoj fort se jeni një përfaqësuese e denjë e sportistëve të xhudos. Me kuptimin tuaj të thellë për sportin, përkushtimin tuaj të palëkundur dhe integritetin që ju karakterizon, do të jepni një kontribut të rëndësishëm.

Ju uroj shumë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja në të ardhmen, si dhe gjatë mandatit tuaj si anëtare e Komisionit të Atletëve!

Me respekt të veçantë, Marius Vizer”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Kosova sonte luan ndeshjen më të rëndësishme deri tani

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

LED i madh vendoset në Sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj për ndeshjen Kosovë–Turqi

LED i madh vendoset në Sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj për ndeshjen Kosovë–Turqi

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Kosova me rezultatin më të lartë në rajon për pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet buxhetore

Kosova me rezultatin më të lartë në rajon për pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet buxhetore

Arrestohet një i dyshuar për posedim të kokainës, i sekuestrohet drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Arrestohet një shtetas i huaj në Deçan, në veturë i gjendet kokainë

“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kosovën në ditën e finales historike

“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kosovën në ditën e finales historike

Vidhet trafo e energjisë elektrike në Sllatinë

Vidhet trafo e energjisë elektrike në Sllatinë

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë dhe 8 raketa balistike në një valë të re sulmesh

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë dhe 8 raketa balistike në një valë të re sulmesh

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën