TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nol Nushi lirohet nga akuza për huliganizëm

by Tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Nol Nushi lirohet nga akuza për huliganizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, tani sekretar në Partinë Socialdemokrate, Nol Nushi, lidhur me akuzën për veprimet në protestën e mbajtur në nëntor të 2015-ës, saktësisht për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Aktgjykimi ndaj Nushit u shpall të mërkurën nga gykatësja Donikë Shala-Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Nushi u lirua nga akuza për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, me arsyetimin se nuk është vërtetuar se ka kryer veprimet e përshkruara si në aktakuzë.

“Nga administrimi i provave në këtë shqyrtim gjyqësor, gjendja faktike e përshkruar si në pikën 1 të dispozitivit nuk është vërtetuar”, tha gjykatësja.

Ndërsa, për veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Gjykata refuzoi akuzën.

Në shpallje të aktgjykimit, Nushi nuk ishte i pranshëm.

Për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, prokurori Valdrin Krasniqi gjatë fjalës përfundimtare më 10 mars 2025, është tërhequr nga ndjekja penale, me arsyetimin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se i pandehuri e ka kryer këtë vepër.

Kurse, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, gjyqtarja Donikë Shala-Abdyli në seancën e 7 shkurtit 2023, njoftoi se për të njëjtën ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 18 janar 2016, i akuzuari Nol Nushi ngarkohej se më 17 dhe 18 nëntor 2015, prej orës 12:00 deri rreth orës 20:00, ka marrë pjesë në turmën-protestën, e cila protestë ka eskaluar dhe përkundër faktit se forcat e rendit ishin rreshtuar dhe po mbanin situatën nën kontroll, Nushi si pjesëmarrës aktiv i protestës akuzohet se ka sulmuar seriozisht policët e Kosovës duke i goditur me gurë, kubëza betoni dhe mjete të tjera të forta.

Tutje, në aktakuzë thuhet se si pasojë e këtyre veprimeve, janë shkaktuar lëndime të rënda trupore si dhe dëme të mëdha materiale, si në pronën shoqërore edhe në prona private.

Me këtë, sipas prokurorisë, Nushi akuzohej se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 421, par.1, dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, nga neni 410, par.2 të Kodit Penal. Po ashtu, ngarkohej edhe me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 333, të Kodit Penal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me Prattipatin

Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me Prattipatin

Seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese pritet të nis pas pak

Seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese pritet të nis pas pak

Lushaku-Sadriu: Zgjedhja e presidentit në rrugë pa krye, drejt zgjedhjeve

Lushaku-Sadriu: Reformat kushtetuese kërkojnë kohë, s’bëhen me urgjencë

 Gruda: Procesi për ndryshimet kushtetuese për presidentin është jokushtetues

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën