TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nju Jorku ndalon armëmbajtjen në shumë vende publike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Nju Jorku ndalon armëmbajtjen në shumë vende publike

Ligji, i miratuar në një seancë legjislative urgjente, u nxit nga një vendim i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar që rrëzoi ligjet kufizuese të Nju Jorkut për marrjen e licencës për armë. Shumica konservatore e gjykatës vendosi për herë të parë që Kushtetuta amerikane i jep një individi të drejtën për të mbajtur armë në publik për vetëmbrojtje.

Udhëheqësit demokratë të Nju Jorkut e dënuan vendimin e gjykatës, duke thënë se do të ketë më shumë dhunë me armë nëse më shumë njerëz do të mbanin armë në publik.

Ata e pranuan se duhet të lehtësojnë disa nga kushtet ligjit mbi 100 vjeçar të dhënies së lejes për armëmbajtje për të respektuar vendimin e Gjykatës së Lartë, por u përpoqën të mbanin në fuqi një numër sa më të madh kufizimesh në emër të mbrojtjes së sigurisë publike. Disa prej tyre ka të ngjarë të jenë në shënjestër të sfida të mëtejshme ligjore.

Gjykata vendosi se regjimi i mëparshëm i licencave në shtetin e Nju Jorkut, i cili daton nga viti 1911, u jepte shumë liri autoriteteve për të refuzuar lejet e armëmbajtjes.

Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut, Kathy Hochul, e cila thirri seancën e jashtëzakonshme të legjislaturës, tha se rregulloret e shtetit për licencimin e armëve kanë ndihmuar që Nju Jorku të ketë shkallën e pestë më të ulët të vdekjeve nga armët në mesin e 50 shteteve amerikane.

“Shteti ynë do të vazhdojë t’i mbajë njujorkezët të sigurt, pavarësisht nga pengesa që solli vendimi i Gjykatës së Lartë”, tha ajo në një konferencë shtypi në kryeqytetin e shtetit, Albany, ndërsa ligjvënësit po debatonin mbi projektligjin.

Vendimi i gjykatës e pranon që njerëzit mund të mos lejohen të mbajnë armë në disa “zona të ndjeshme”, por paralajmëroi ligjvënësit kundër aplikimit në shkallë të gjerë të këtij rregulli.

Ligji i miratuar të premten e bën krim të rëndë mbajtjen e armës në një listë të re vendesh të ndjeshme, duke përfshirë: ndërtesat qeveritare, objektet mjekësore, ato fetare, bibliotekat, parqet, kopshtet zoologjike, shkollat, kolegjet, kampet verore, qendrat për të pastrehët, shtëpitë e azilit, transporti publik, duke përfshirë metronë e qytetit të Nju Jorkut, vendet ku konsumohet alkool ose marjuana, muzetë, teatrot, stadiumet, qendrat e votimit dhe sheshin “Times Square”./voa/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kapet me mallra kontrabandë me vlerë 45 mijë euro, arrestohet 26-vjeçari në aksin Elbasan-Tiranë

Kapet me mallra kontrabandë me vlerë 45 mijë euro, arrestohet 26-vjeçari në aksin Elbasan-Tiranë

Hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje në kufi

Hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje në kufi

Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve

Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve

Trump kritikon Iranin: Po bën punë të dobët në Ngushticën e Hormuzit

Trump kritikon Iranin: Po bën punë të dobët në Ngushticën e Hormuzit

Abrashi i kërkon Haxhiut ta emërojë anëtarin e tretë të LVV-së në KQZ

Abrashi i kërkon Haxhiut ta emërojë anëtarin e tretë të LVV-së në KQZ

BMW prezanton 7 modele të reja për vitin 2026

BMW prezanton 7 modele të reja për vitin 2026

Kurti takohet me ministrin e Shtetit për Mbrojtje, Lord Coaker, diskutohet bashkëpunimi në mbrojtje

Kurti takohet me ministrin e Shtetit për Mbrojtje, Lord Coaker, diskutohet bashkëpunimi në mbrojtje

Tahiri: Qeveria po krijon bllokadë, jo zgjidhje

Tahiri: Qeveria po krijon bllokadë, jo zgjidhje

Më 17 prill mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë për vitin 2026

Më 17 prill mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë për vitin 2026

Deliu kërkon plotësimin e KQZ-së sipas Kushtetutës: Vendimmarrja të jetë e paanshme

Deliu kërkon plotësimin e KQZ-së sipas Kushtetutës: Vendimmarrja të jetë e paanshme

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri kërkon raportim nga Kurti për marrëveshjen me ndërmjetësuesin e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën