Të hënën, ishte në Kosovë.
E ndalesa e parë ishte zyra e kryeministrit Albin Kurti.
Më pas, emisari i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, takoi edhe kryenegociatorin e ri kosovar, ministrin e punëve të jashtme, Glauk Konjufca.
Me krijimin e institucioneve të reja kanë nisur edhe lëvizjet për t’iu rikthyer dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vazhdimi i dialogut varet në rend të parë nga krijimi i një agjende jo vetëm nga BE, por së bashku me SHBA një agjendë e tillë e cila do t’i shtynte palët që te rifillojnë dialogun dhe do t’i shtynte palët që të bënin marrëveshje të re ose ti zbatojnë marrëveshjet të cilat i kanë kriju në rast se mungon një agjendë e tillë nga BE ne kordinim me SHBA, unë besoj që në vend të normalizimit të marrëdhënieve do duhej të ishte rezultatet i dialogut”, ka thënë Avdi Smajljaj politolog.
E me Sorensenin si ndërmjetësues, pritshmëritë janë më të mëdha për rezultate pozitive nga dialogu.
“Mendoj që dialogu serish do të ngelet në stanlacion. I vetmi fat i mire për dialogun në këtë moment është që Z.Sorenesen ka zëvendësuar Lajçakun sepse ai nga çka kemi pare jo që vetëm ka qenë i një anshëm por edhe i padrejtë në profesionin dhe në detyrën e madhe që kishte marrë, ndërsa Sorensen është i ftohtë dhe njeh mire Prishtinën dhe Beogradin dhe mundohet të jetë sa më i paanshëm por duket që pesha e tij e ka të pamundur ta fus dialogun në krah”, vlerëson analisti Ben Andoni.
Prej më shumë se dy viteve, Kosova dhe Serbia kanë realizuar takime vetëm në kuadër të kryenegociatorëve.






