TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njohësit e proceseve ligjore komentojnë thirrjen e Prokurorisë Speciale që Haxhiu të dëshmojë për rastin e Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është ftuar nga Prokuroria Speciale të dëshmojë, pas statusit të saj në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit. Njohësit e çështjeve juridike kanë pikëpamje të kundërta për ftesën që ministrja mori.

by Valeza Sylejmani
2 vjet ago
0
A A
Njohësit e proceseve ligjore komentojnë thirrjen e Prokurorisë Speciale që Haxhiu të dëshmojë për rastin e Deharit

Një status që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, postoi në Facebook, u bë shkak që ajo të ftohej nga Prokuroria Speciale për intervistim.

Në autorizim, thuhet se Haxhiu duhet të jap informacione lidhur me postimin e saj.

“Të sqarohet cilat janë ato prova për të cilat ajo pretendon dhe nëse po, kush janë kryesit e veprës penale sipas saj”, thotë Prokuroria Speciale në Kosovë.

Për këtë ftesë njohësit e çështjeve juridike kanë këndvështrime të ndryshme.

Avokati, Ardian Bajraktari thekson se ky nuk është rasti i vetëm kur udhëheqës institucional ftohen për të dëshmuar.

E në këtë situatë, ajo duhet t’i përgjigjet ftesës.

“Kemi të bëjmë me një rast tejet të ndjeshëm. Është brenda parametrave ligjor dhe si rrejdh e kësaj edhe përgjigjja e ministres Haxhiu është brenda përgjegjësive ligjore që ka çdo qytetar i Rep. të Kosovës i cili ftohet nga organet ligjzbatuese, duke qenë se nuk është në mesin e dëshmitarëve siç njihen të privilegjuar sipas nenit 123 të Kodit të procedurës penale të cilët nuk mund të dëshmojnë”, tha avokati.

Ndërkaq, avokati Arbër Jashari e sheh si të pakuptimtë thirrjen e Prokurorisë.

Pasi sipas tij, në rastin e Deharit kjo gjë nuk mund të zbardhë ndonjë informatë.

“Është një ftesë krejtësisht e panevojshme. Nëse Albulena Haxhiu kish pas ndonjë informatë lidhur me vrasësit e Astrit Deharit nuk kish prit me i ardh ftesë hiç, ajo kish shku vet kish dëshmu. Në aspektin procedural është krejt në rregull të ftohet sepse as ministrja as dikush tjetër ska imunitet dhe duhet t’i përgjigjet organeve ligjzbatuese”, tha Jashari.

Pas ftesës nga Prokurori i Special, Afrim Shefkiu, e para e Ministrisë se Drejtësisë ka reaguar përsëri përmes një statusi duke thënë se “Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar, gjë e thjeshtë që duhet ta dijë një prokuror”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV: Qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim dhe rikthehet në treg

AUV: Qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim dhe rikthehet në treg

Kastrati kërkon zgjidhje urgjente për krizën e energjisë në Malishevë

Kastrati kërkon zgjidhje urgjente për krizën e energjisë në Malishevë

Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

Vdekja e babait të Salih Mustafës, Çitaku: Gjykatë e turpshme, kjo s’është drejtësi e njerëzi

Hidhet poshtë ankesa e Salih Mustafës se dënimi me 15 vjet burgim ndaj tij shkel Kushtetutën

Vdes babai i Salih Mustafës – Speciale nuk i dha leje Calit për ta vizituar, OVL-UÇK: Specialja tejkaloi çdo kufi të drejtësisë

Broja i lumtur për golin e parë me Burnleyn

Broja startues kundër Evertonit

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Beshiktashi 

Trabzonspori nis kontaktet për Rashicën

Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar

Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët e krishterë për Krishtlindje

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët e krishterë për Krishtlindje

AUV: Qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim dhe rikthehet në treg

AUV: Qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim dhe rikthehet në treg

BE paralajmëron masa të mundshme pasi SHBA-ja ndaloi hyrjen e 5 evropianëve për “censurë”

BE paralajmëron masa të mundshme pasi SHBA-ja ndaloi hyrjen e 5 evropianëve për “censurë”

Kastrati kërkon zgjidhje urgjente për krizën e energjisë në Malishevë

Kastrati kërkon zgjidhje urgjente për krizën e energjisë në Malishevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën