TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Njohësit e fushës me qëndrime të ndryshme nëse Osmani ka shkelur Kushtetutën

Njoftimi i Presidentes Vjosa Osmani se nuk do të dekretojë kryeprokurorin ri të shtetit, sipas saj, për shkak të evidentimit të shkeljeve në procesin e përzgjedhjes, është komentuar nga njohësit e proceseve ligjore. Ata kanë mendime të ndryshme nëse e para e shtetit ka rëndë ndesh me Kushtetutën.

by Valeza Sylejmani
2 vjet ago
0
A A
KPK do t’i drejtohet Presidentes me një letër urgjente, kërkon dekretimin e Blerim Isufajt

Pas më shumë se një viti, presidentja Vjosa Osmani doli me një njoftim për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Ajo deklaroi se e ka refuzuar dekretimin e kandidatit Blerim Isufaj, i cili u propozua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Sipas saj deri te ky vendim erdhi si pasojë e evidentimit të disa shkeljeve në procesin e përzgjedhjes.

Me deklaratën e shefes së shtetit nuk po pajtohet, avokati Skënder Musa.

Sipas tij ajo do duhej vetëm të dilte me një vendim, por jo edhe me vlerësime.

“Në asnjë formë dhe variant nuk lejohet të interferojë gjatë emërimit të kryeprokurorit presidentja, e aq më pak në vlerësime siç ka vepruar presidentja në rastin konkret…. Konsiderohet si ndërhyrje në pavarësinë e KPK-së dhe kjo paraqet shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Musa.

Mirëpo, këto pretendime i kundërshton njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Ai thekson se Kushtetuta i’a jep të drejtën Osmanit që ta kthejë procesin në pikën zero, dhe se nuk ka pasur shkelje në procesin e dekretimit.

“Presidentja i ka respektuar të gjitha procedurat, në këtë rast procedurën ankimore, ka marrë vendimin e duhur që i takon me dispozitat e Kushtetutës dhe që është e autorizuar për atë punë. Palët e pakënaqura lidhur me këtë mund të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë ligjore, ankimore por mendoj që tashmë është e qartë që në këtë procedurë ka pasur shkelje të caktuara”, tha Baraliu.

Ndërkaq njohësi i çështjeve ligjore, Anton Nrecaj sqaron të vetmin rast që bart pasoja juridike në këtë proces.

“E vetmja arsyeje që mund të ketë pasoja juridike është prolongimi i procesit të dekretimit të kryeprokurorit të shtetit, gjithmonë me argumentin e pritjes të Gjykatës Kushtetuese. Vendim ky i cili është nxjerrë para ¾ muajve, dhe është dashur që përgjatë kësaj kohe të pritet vendim nga presidentja”, tha Nrecaj.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Blerim Isufaj, në lidhje me mos dekretimin e tij nga Presidentja Osmani, mirëpo ai nuk ka qenë i qasshëm.

Osmani të martën ka njoftuar se nuk do të bëjë dekretimin e Kryeprokurit të Shtetit, pasi siç ka thënë ajo, në përzgjedhjen e Blerim Isufaj si kryeprokuror nuk janë respektuar procedurat kushtetuese dhe ligjore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Irani njofton për sulme SHBA-Izrael pranë spitaleve në Teheran

Irani njofton për sulme SHBA-Izrael pranë spitaleve në Teheran

Sulmet izraelito-amerikane në Iran lënë të vrarë figura kyçe dhe familjarë të udhëheqësit suprem

Sulmet izraelito-amerikane në Iran lënë të vrarë figura kyçe dhe familjarë të udhëheqësit suprem

Mevlan Ademi: Presidenti Begaj na dha zërin që kërkojmë, Shqipëria qëndron krah studentëve

Mevlan Ademi: Presidenti Begaj na dha zërin që kërkojmë, Shqipëria qëndron krah studentëve

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën