TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njohësit e fushës konsiderojnë se Qeveria duhet t’i ketë më me prioritet rrugët e papërfunduara që 15 vite

Derisa shumë projekte të rrugëve magjistrale në vend nuk janë finalizuar tash e sa vjet, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nisjen e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë, ku parashihet edhe një tunel 6.4 km. Mirëpo, njohës të fushës po konsiderojnë se qeveria më me prioritet duhet t’i ketë rrugët e papërfunduara tash e 15 vite.

by Lendrina Kodrolli
3 vjet ago
0
A A
Durmishi: Kemi kapacitete shumë të vogla për mbikëqyrjen e të gjitha rrugëve

Qeveria Kurti pretendon të realizoj projekte të mëdha rrugore që e lidhin Kosovën me shtetet fqinj, megjithëse ekzitojnë disa projekte të tjera të rrugëve magjistrale brenda vendit që nuk po arrijnë të përfundohen tash e sa vjet.

Qytetarët shpeshëherë janë shprehur të indinjuar me gjendjen e tanishme të rrugëve.

Ndërkohë, ditë më parë kryeminisri i vendit Albin Kurti kërkoi nisjen e menjëherëshme të ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë, ku parashihet edhe një tunel 6.4 km.

E për gjithë këtë, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj thotë se më me prioritet nga qeveria duhet të merren rrugët nacionale në vend të cilat janë të papërfunduara tash e 15 vite.

“Duke e pas parasysh se me Maqedoninë na lidh rruga dhe autoudha, dhe që Tetova nuk është largë, atëherë shumë më prioritet dhe më e rëndësishme është që të bëhet ndërtimi i rrugës Em2 dhe Em9 që do të thotë Mitrovicë – Prishtinë dhe Prishtinë – Pejë. Pra të dyja si arterie të Kosovës si rrugë nacionale mbeten tash e 15 vite kështu për shkak të buxhetit meqë secila qeveri që ka ardhë nuk i ka dhënë prioritet, pikërisht do të ndodh edhe me këtë qeveri që prioritet i jep rrugës Tetovë – Kosovë e që ajo rrugë është në projektet ose investimet kapitale të 4-5 qeverive të përparëshme të cilat vetëm që e kanë bërë propozimin për atë rrugë nuk iu është kry edhe fizibiliteti “, thotë Dedaj.

Ndërkohë për tunelin Tetovë – Prizren, Dedaj thotë se me Maqedoninë mund të bëhet lidhja edhe me rrugë të brendshme sikurse me Shqipërinë.

“Rrugët e brendshme apo nacionale i kemi të papërfunduara, mos harroni ne i kemi udhët që na lidhin edhe përmes shqipërisë me autoudhë, me autoudhë lidhemi edhe me Maqedoninë, pra është mirë të i lidhin me rrugë të brendshme e të i zhvillojmë ato nacionale dhe regjionale”, shtoi ai.

Megjithatë investimet e tilla kapitale sipas njohësit të fushës së ekonomisë, Besnik Avdiaj pritet ta dëmtojnë buxhetin e Kosovës.

“Një investim i tillë madhor që po supozohet se do të kaloj vlerën e 200 milionë eurove, do të bëhet në kurriz të projekteve që veçse janë egzistente, rehabilitimi i rrugëve lokale ose zgjerimet e shumë projekteve tjera që kanë mbetë pezull duke u zvarritur dhe patjetër do ta dëmtojë buxhetin dhe projektet që janë në proces e sipër”, bëri të ditur Avdiaj.

Kostoja e përllogaritur e projektit për fillimin e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë është 200 milionë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën