TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njohësit e drejtësisë në Kosovë thonë se Specialja po përdor politikë të ashpër ndëshkuese

Njohësit e drejtësisë në Kosovë, thonë se Gjykata Speciale përdori poltikë të ashpër ndëshkimore në proceset gjyqësore kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.  Njëri u dënua me 22 vjet burgim ndërsa tjetri me 18. Proceset ndaj të dyve u cilësuan edhe jotransparente.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

Edhe një pjesëtarit të UÇK-së, të martën iu shqiptua dënimi. Pjetër Shala, u dënua me 18 vjet burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Shala u gjet fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme.

E njohësit e drejtësisë në vend, thonë se Gjykata Speciale, përdori politikë të ashpër ndëshkimore.

“Edhe në rastin ndaj zotërit Mustafa por edhe tani ndaj Pjetër Shalës, politika ndëshkimore është relativisht e ashpër, për faktin se pavarësisht dispozitave të ligjit për Dhomat e Specializuara, në kohën kur pretendohet se janë kryer këto veprime, ka qenë në fuqi një legjislacion tjetër dhe me rregulloren e UNMIK-ut që janë ndryshuar edhe lartësia maksimale e dënimit, ka qenë 20 vite, prandaj një lartësi e tillë e dënimit që është aplikuar në të dyja rastet, në bindjen time është shkallë jashtëzakonisht e lartë e dënimit”, shprehet avokati, Ardian Bajraktari.

Se gjykata speciale aplikoi dënime të ashpra në rastin e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, e thonë edhe monitoruesit e këtyre seancave.

Amër Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tregon se çka i dalloi këto dy procese nga të tjerat.

“Këto dy procese për dallim prej proceseve të tjera për krimet e luftës që janë zhvilluar qoftë pranë gjykatave të Kosovës apo Tribunalit të Hagës mund të themi se kanë qenë më të mbyllura për publikun, sigurisht për arsye që me propozimin e prokurorit dhe disa dëshmitarëve seancat janë redaktuar për publikun dhe monitorimi i këtyre proceseve ka qenë më sfidues për monitoruesit apo mediat ose edhe qytetarët që kanë dashur t’i përcjellin”, thotë Alija.

Më herët nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë, e që më pas janë liruar me kusht.

Tags: denimetGjykata Speciale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Isni Kilaj niset për në Hagë, të martën shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin e Policisë dhe AKI-së

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin e Policisë dhe AKI-së

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Kosova dhe Bangladeshi drejt marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjedisit

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

Reagime në Izrael për futbollistët e Kosovës që qëndruan me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit

Reagime në Izrael për futbollistët e Kosovës që qëndruan me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën