Viti shkollor në një pjesë të madhe të shkollave në Kosovë filloi më një muaj vonesë.
Kjo për shkak të grevës që u mbajt nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në kërkim të 100 eurove deri në miratimin e ligjit për paga.
Por edhe gjysmë-vjetori i dytë mund të fillojë me vonesë në rast që Qeveria nuk plotëson kërkesat e kësaj sindikate.
Por paralajmërimet e tilla nga SBASHK po shihen si të gabuara nga njohës të fushës së arsimit.
Madje sipas Ismet Poteres nga Instituti Pedagogjik, nëse përsëri do të mbahet grevë kjo sindikatë do të këtë humbje të mëdha.
Ndërsa sipas Rinor Qehajës, nga Instituti Ed- Guard shkuarja në greva nuk do të i ndihmonte askujt në zgjidhjen e problemeve.
Sipas Qehajës, pesë javë grevë të mbajtur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk kishin sjellë asnjë rezultate.
Kronika e realizuar nga gazetarja Doresa Geci.