Në të njëjtën ditë, dy parti të ndryshme iu patën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen e njëjtë.
Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, PDK-ja e LDK-ja, në fillim të muajit korrik e dërguan që ta kalojë filtrin e Kushtetueses.
Nga ajo kohë, lënda është ende në shqyrtim, për të cilën nuk ka afat kohor që përcakton nxjerrjen e një vendimi.
“Kohëzgjatja e vendimmarrjes së Gjykatës në kërkesat e parashtruara nuk varet detyrimisht nga koha e regjistrimit të tyre, por nga kompleksiteti që mund të ngërthejë një rast konkret. Gjykata është duke e trajtuar këtë rast me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë, dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët”, thotë zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula.
Për Partinë Demokratike, e rëndësishme është të vërtetohet jokushtetueshmëria e këtij ligji, pavarësisht kohës që mund të marrë në trajtimin si lëndë.
Sipas Anton Nrecaj nga Instituti CLARD, lënda për Ligjin për KPK nga ana e Gjykatës duhet të trajtohet me prioritet.
Në mesin e ndryshimeve të këtij Ligji është edhe zvogëlimi i numrit të anëtarëve të KPK-së dhe ndryshimi i përbërjes së tyre.
Kronika e realizuar nga gazetarja Florijeta Dernjani.