TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Njëzet e tetë muaj burgim ndaj 4 të akuzuarve për falsifikim

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau 30-vjeçarin në Ferizaj

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, një prej të akuzuarve është dënuar me 10 muaj burgim, derisa tre të tjerë janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Kryetari i Trupit Gjykues – Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave të pandehurin H.K., për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1; veprës penale në bashkëkryerje legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muaj.

Të pandehurit L.P., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, ndërsa për veprën penale në bashkëkryerje legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), gjykata ka marrë aktgjykim refuzues pasi që prokurori i shtetit është tërhequr nga aktakuza.

Gjithashtu, të pandehurit Sh.P. dhe Sh.Q., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), i shpalli fajtorë dhe të njëjtit secilin veç e veç i gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj. Të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të gjykatës, kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën