TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Njësiti “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve serbe

Pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën dyshohet të jetë edhe njësiti “Kobra”. Anëtarët e Komisionit për Siguri kanë ngritur shqetësime përsëri rreth një sulmi të mundshëm në pjesën veriore të vendit. Deputetët vlerësojnë se në këtë kohë të brishtë, duhet të rritet vigjilenca.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Njësiti “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve serbe

Është njësiti i cili rrëmbeu tre zyrtarë policorë brenda territorit të Kosovës, në qershor të vitit 2023.

E muaj më vonë, njësiti “Kobra” që është në kuadër të policisë serbe, po dyshohet për trajnimin e grupeve ekstreme terroriste përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën.

Një gjë të tillë e thotë edhe deputeti i LVV-së, njëherësh anëtari i Komisionit për Siguri, Mefail Bajqinovci.

“Njësiti “Kobra” është ai i cili e ka bërë sulmin dhe i ka kidnapuar ata policë dhe janë informatat që ne i posedojmë, po ai njësit është njësiti më elitar i Serbisë, i cili merret me aksione dhe mendojmë që po ai njësit, mund të jetë pjesë e trajnimeve të tyre. Ai njësit është pjesë e trajnimit të terroristëve dhe ekstremistëve të cilët po tentojnë të hyjnë në Kosovë, ku kryesori është Vuçiqi”

E deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni, thotë se Serbia para çdo procesi të rëndësishëm për vendin, tenton ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin për të krijuar disavantazhe në politikbërje.

“Kur flasim për aktivitete paramilitare terroriste pas të cilave qëndron vet Beogradi, nuk duhej asnjëherë të përjashtohen ripërsëritjet e akteve të tilla. Gjithnjë kur janë disa procese me rëndësi të veçantë, Beogradi gjen forma që ta destabilizojë situatën për të krijuar disavantazhe për t’i matrealizuar në bisedime diplomatike dhe politike”

Kurse ish-drejtori i Policisë, konsideron se po pritet vetëm një urdhër nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të kryer sulme të ndryshme në pjesën veriore të Republikës.

“Kriminelët dhe terroristët që kanë marrë pjesë në sulmin e Banjskës janë të lirë në Serbi dhe janë duke gëzuar një mbështetje të madhe nga pushteti serb. Ju e keni parë informacione se ata janë duke u përgatitur për incidente të mundshme në Kosovë, gjë që është e mundur. Ne duhet të jemi të përgatitur si institucione të gatshëm që të mos na zënë në befasi”

Por vlerësohet se institucionet e sigurisë e kanë rritur vigjilencën.

Kryeministri Kurti por edhe krerë të tjerë institucional të sigurisë, kanë ngritur vazhdimisht shqetësimet për sulme të mundshme nga grupet serbe në pjesën veriore të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën