TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njësitë speciale kërkojnë kushte më të mira, shpalosin një sërë kërkesash

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Njësitë speciale kërkojnë kushte më të mira, shpalosin një sërë kërkesash

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, gjatë protestës së sotme të Njësive Speciale tha se kërkesat e policisë janë përmirësimi i kushteve të punës së përgjithshme, si veshmbathja, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore.

Zeqiri ka shtuar se disa objekte policore dhe automjete si dhe pajisje të tjera për kryerjen e detyrave nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.

Pjesë e protestës ishin pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, të cilët kishin protestuar edhe më 1 nëntor.

Zeqiri tha se kanë dalë në protestë për t’i paraqitur kërkesat e të gjithë pjesëtarëve të policisë “të këtyre që janë këtu prezentë dhe të gjithë atyre që janë në kryerje të detyrave zyrtare.”

Ai tha se sindikata e ka dorëzuar një peticion në Kuvendin e Kosovës me rreth 5.700 nënshkrime për pakënaqësitë e pjesëtarëve të policisë, për të cilin nuk ka marrë përgjigje.

Kërkesat e njësive speciale të Policisë së Kosovës

Përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, siç janë: veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objekte policore, duke pasur parasysh se disa objekte policore, automjete dhe pajisje të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.

Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe të mos varet vetëm nga një vend apo lokacion, si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmërinë në punë të jetë 25 deri në 50 për qind e pagës bazë dhe të formohet një komision i cili do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri

Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte në tregun e punës

Ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare të jetë i njëjtë me Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Sigurimin jetësor dhe rritjen në fondin e buxhetit të Policisë për shërbime shëndetësore , me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shpenzime tjera

Invadiliteti i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kërkojnë që të krijohet një fond apo caktimi i një shume, apo mjete financiare për shkallën e invadilitetit.

Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike

Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe jo në mënyrë selective, por për të gjithë barabartë.

Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në vendin e punës

Shtesa për fundvit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit..

Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5, siç ka qenë, dhe po ashtu njohja e kualifikimit shkollor

Të rikthehet paga përcjellëse për zyrtarët që pensionohen

Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët mund të kenë rast vdekje në familjen e ngushtë

Përkujdesja për mirëqenien e për familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë në krye të detyrës zyrtare, apo janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si p.sh shkollimi i fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarët e familjes së ngushtë dhe sigurimi i vendbanimit, nëse nuk kanë./teve1.info/

Tags: Imer ZeqirikërkesaPolicia e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ia largoi armën nga brezi një personi të përfshirë në rrahje  – Rrëfen hetuesi policor Vehap Morina

Ia largoi armën nga brezi një personi të përfshirë në rrahje – Rrëfen hetuesi policor Vehap Morina

Historia e shqiptarit që u rreshtua krah serbëve, kush është Muharrem Ibraj që akuzohet për krime lufte?

Historia e shqiptarit që u rreshtua krah serbëve, kush është Muharrem Ibraj që akuzohet për krime lufte?

Identifikohen mbetje mortore të dy personave, s`janë nga Grupi i Intelektualëve

Identifikohen mbetje mortore të dy personave, s`janë nga Grupi i Intelektualëve

Mustafa bën thirrje për koalicion LVV-PDK: Kosovës i duhet unitet dhe drejtim i ri

Ekspertët: S’duhet dekurajuar nga deklarata e sekretarit Rubio lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO

Pas bisedës Vuçiq-Putin, Departamenti i Shtetit rikujton deklaratën e Rubios për çështjet problematike

Identifikohen mbetje mortore të dy personave, s`janë nga Grupi i Intelektualëve

Identifikohen mbetje mortore të dy personave, s`janë nga Grupi i Intelektualëve

Dua Lipa ndan pamje nga dasma familjare në Kosovë

Dua Lipa ndan pamje nga dasma familjare në Kosovë

Mustafa bën thirrje për koalicion LVV-PDK: Kosovës i duhet unitet dhe drejtim i ri

Mustafa bën thirrje për koalicion LVV-PDK: Kosovës i duhet unitet dhe drejtim i ri

Rama pas deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin e Speciales: Mbi partitë është shteti

Rama pas deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin e Speciales: Mbi partitë është shteti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën