TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njeriu i afërt me Trumpin, përflitet si ambasador i ShBA-së në Beograd

Në Kosovë dhe Serbi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk i kanë vendosur ambasadorët e tyre. Emri që po flitet për ambasador në Beograd është Rod Blagojevich. Ai shërbeu si guvernator për gjashtë vjet në shtetin e Illinoit mirëpo ishte si i dënuar për 14 vjet për korrupsion. Pas nëntë viteve, në vitin 2020, ai u fal nga presidenti aktual i Amerikës, Donald Trump-in.

by Fetije Kamberi
10 muaj ago
1 0
A A

Nga viti 2003 deri në 2009, Rod Blagojevich shërbeu si guvernator i shtetit të Illinoit.

E pas dy viteve, në vitin 2011 ai mori vëmendje të medieve pasi u arrestua si i akuzuar për korrupsion për 14 vjet.

E në vitin 2020, atë e fali presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, i cili aktualisht shihet si njeri i afërt me të.

Blagojevich që është me prejardhje prej Serbisë, po flitet që do të jetë ambasadori i ri i Amerikës në Serbi.

Ardhja e tij në këtë post, sipas analistit nga Tirana, Ben Andoni, do ia vështirësojë punën Kosovës në të ardhmen.

Andoni nuk e sheh shumë bashkëpunuese figurën e tij.

“Nëse do të jetë Blagojevich, ai do të jetë me sy të mbyllur për të gjitha politikat e Serbisë ndaj Kosovës. i vetmi fat i joni i madhi në këto momente është momenti i trazirave në serbi dhe unë uroj që ato të vazhdojnë në mënyrë që të zvogëlojnë sa më shumë peshën e zotërit Vuçiq në rajon”, shprehet Andoni.

Për ish ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini kjo pozitë nuk lidhet me emra të përveçëm.

Kushdo që vendoset në këtë post, sipas tij, e përfaqëson shtetin.

“Amerika është superfuqi, dhe pavarësisht ku, nuk ka rëndësi se kush caktohet apo emërohet ambasador sepse ai e përfaqëson linjën e një shteti, pra nuk ka qëllim të tij personal sepse vet kam qenë ambasador, ai është transmetues i qëndrimit, pozicionit apo linjës së shtetit”, thotë ai.

Pozitën e ish-ambasadorit të Amerikës në Serbi e ka mbajtur Christopher Hill, mandati i të cilit përfundoi në janar të 2025-ës.

Ai kishte dhënë deklarata të forta për Kosovën, ndër të tjerash duke thënë se s’mendon që Serbisë duhet t’i kërkohet njohja e Kosovës si kusht për hyrje në BE.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Hamza do të jetë kryeministër, Kurti me përralla synon të marrë edhe një mandat

Musliu: Hamza do të jetë kryeministër, Kurti me përralla synon të marrë edhe një mandat

Hapja e urës mbi Ibër, Musliu: Kohë fushate, improvizim

Hapja e urës mbi Ibër, Musliu: Kohë fushate, improvizim

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

“InfoNata” 18.12.2025

“InfoNata” 18.12.2025

Shkëndija synon eliminimin e Qarabagut në Baku

Shkëndija avancon në fazën nokaut

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita pëson nga Vallecano, siguron fazën “play-off”

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën