Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur 100 euro.
Pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan pronarit të ligjshëm P.R., i cili më herët kishte raportuar humbjen e tyre në polici.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për veprimin e zyrtares policore, duke e vlerësuar atë si një akt human dhe shembullor”, thuhet në njoftim.