TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një vjet nga shpërthimi në Ibër-Lepenc, Kurti: Sulmi i ngjasonte sulmeve ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Kurti: Galeria Kombëtare po restaurohet për herë të parë, po shtohen edhe hapësira të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot një vit nga sulmi terrorist në Ibër Lepenc në Varagë të Zubin Potokut, duke theksuar se reagimi i shpejtë dhe profesional i institucioneve shtetërore ka qenë kyç për parandalimin e pasojave të mëdha.

Në postimin e tij, Kurti ka përshkruar se shpërthimi me eksploziv kishte dëmtuar rëndë pjesën fundore dhe njërën ballinë të akuaduktit, duke rrezikuar furnizimin me ujë për qytetarët dhe Termocentralin “Kosova B”, si dhe duke kërcënuar prodhimin e energjisë elektrike, ngrohjen qendrore dhe shërbimet telekomunikuese në disa komuna.

Kryeministri thekson se reagimi i menjëhershëm i institucioneve ka parandaluar pasojat katastrofike, duke siguruar furnizim të vazhdueshëm me ujë dhe energji, dhe që akuadukti u rindërtua brenda një muaji, duke rikthyer rrjedhën e ujit dhe kapacitetet operative në nivel të plotë.

Postimi i plotë:

Sot një vit më parë, rreth orës 19:00, akuadukti i Ibër Lepencit në Varagë të Komunës së Zubin Potokut ishte cak i një sulmi kinetik terrorist. Ky ishte sulmi i dytë i rëndë ndaj Republikës sonë nga aktorë të jashtëm në dy vite rresht, pas sulmit paramilitar në Banjskë të Zveçanit, dhe i pari ndaj infrastrukturës sonë kritike.
Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u dëmtua rëndë pjesa fundore dhe njëra ballinë e akuaduktit, duke rrezikuar kështu seriozisht furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët që shërbehen nga ky sistem, përfshirë këtu Termocentralin “Kosova B”.

Reagimi institucional ishte i menjëhershëm dhe kritik në parandalimin e pasojave katastrofike që kishte për qëllim sulmi: uljen për 60% të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, ndërprerjen e furnizimit me ujë për komunën e Mitrovicës, Skenderajt, Drenasit, Vushtrrisë, Fushë Kosovës dhe gjysmës së Prishtinës, ndërprerjen e shërbimeve të ngrohtores qendrore në kryeqytet dhe përgjysmimin e kapaciteteve telekomunikuese në vend si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stacionet bazë.

Veprimet profesionale dhe të suksesshme të institucioneve siguruan që, përkundër dëmit fizik dhe përgjatë gjithë procesit të riparimit, të ketë rrjedhje të mjaftueshme të ujit për ftohjen e termoelektranave dhe mirëmbajtjen e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe furnizim me ujë të pijshëm për banorët e komunave të prekura.

Në afat rekord prej vetëm një muaji akuadukti i dëmtuar u rindërtua, rrjedha e ujit bashkë me sistemin u rikthyen në kapacitete të plota operative. Përgjigjja jonë dëshmoi aftësinë e lartë reaguese të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore. Shteti dhe Republika triumfuan përsëri përballë grupeve ekstremiste dhe terroriste që mbështetjen e financimin e gjejnë te Beogradi zyrtar, e inspirimin dhe metodat i gjejnë te Rusia – sulmi ndaj infrastrukturës kritike në Ibër Lepenc i ngjasonte sulmeve ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës.

Pas bastisjeve në veri të Kosovës, në lidhje me këtë sulm, ishin konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe ishin gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë. Edhe sot, ato janë dëshmi të qarta për përfshirjen e grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që synim e kanë destabilizimin e vendit tonë dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pa dakordim për renditjen e rezolutës së PDK-së në Kuvend

Pa dakordim për renditjen e rezolutës së PDK-së në Kuvend

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi dhe deputeti Salih Zyba

Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi dhe deputeti Salih Zyba

Rekordi negativ i Barcelonës, skuadra me më shumë të kuq në Champions 10 vitet e fundit

Rekordi negativ i Barcelonës, skuadra me më shumë të kuq në Champions 10 vitet e fundit

Vedat Muriqi e pranon se e kërkoi Fenerbahçe në fillim të vitit

Vedat Muriqi e pranon se e kërkoi Fenerbahçe në fillim të vitit

Moment historik në NBA, Bronny James asiston për babain e tij, LeBronin

Moment historik në NBA, Bronny James asiston për babain e tij, LeBronin

Rashica nën kritika në Turqi – Milliyet: Forma e dobët po i kushton Beshiktashit

Rashica nën kritika në Turqi – Milliyet: Forma e dobët po i kushton Beshiktashit

Pa dakordim për renditjen e rezolutës së PDK-së në Kuvend

Pa dakordim për renditjen e rezolutës së PDK-së në Kuvend

Ivan Toney hedh dyshime mbi garën në Saudi Pro League, anglezi: Duan që t’i falin titullin Cristiano Ronaldos

Ivan Toney hedh dyshime mbi garën në Saudi Pro League, anglezi: Duan që t’i falin titullin Cristiano Ronaldos

Lewandowskit i skadon kontrata në fund të sezonit me Barçën, dy gjigantë të Serie A pas tij

Lewandowskit i skadon kontrata në fund të sezonit me Barçën, dy gjigantë të Serie A pas tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën