TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Një vit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet

nga TËVË 1
5 Nëntor, 2023
0
A A
Deputetët serbë vijojnë avazin, rikthehen sa për të mos djegur mandatet

Lista Serbe një vit më parë vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës, si dhe komunat në veri të vendit. Dorëheqje dhanë pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, të gjyqësorit dhe prokurorisë në këto komuna. Pak ditë pas vendimit, u betuan nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe, të cilët vazhdojnë të paguhen pa ardhur në Kuvendin e Kosovës. Deputetë të opozitës thonë se kjo parti ka qenë kreatorja e të gjitha tensioneve që pasuan gjatë këtij viti. Ata kërkojnë nga institucionet që të ndërmerren masa ndaj tyre dhe pjesëtarëve të dorëhequr mos t’u mundësohet rikthimi në institucionet publike. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Lista Serbe nuk e ka më fuqinë politike dhe besimin e qytetarëve serbë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se veriu asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë sovranitet. Ai thotë se ata që kanë hequr uniformat e Kosovës, nuk mund të kthehen të shërbejnë më në Policinë e Kosovës.

“Fatkeqësisht ligji dhe rregullorja e mundëson që deputeti çdo gjashtë muaj të vije dhe të nënshkruhet dhe të mos t’i humb pozita e deputetit. E që në fakt nuk është korrekte dhe këtë e kemi parë tek Lista Serbe që e ka sabotuar Kuvendin e Kosovës prej që jemi edhe në qeveri, asnjëherë nuk ka qenë prezente, e sidomos në vitin e fundit. Problemi qëndron që imuniteti i deputetit, në këtë rast rregullorja thotë se brenda gjashtë muajve nëse merr pjesë në seancë, nuk mund t’i humb puna deputetit. Kjo është shumë keq sepse ne po e shohim që Lista Serbe po e saboton Kuvendin që një vit e këndej”, deklaron ai.

Teksa deputeti i shumicës parlamentare deklaron se në veri ka shtrirje të sovranitetit, me një gjë të tillë nuk po pajtohet opozita.

Pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj thekson se përgjatë një viti ka pasur tensione në veri, e po ashtu edhe akt të agresionit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

“Deputetët e Listës Serbe vazhdojnë të vijnë sa për nënshkrime, çdo gjashtë muaj, në mënyrë që të mos humbin të drejtën e të qenurit deputet në Parlamentin e Kosovës. Ndërsa 1ata vazhdojnë që të paguhen nga buxheti i Kosovës thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Për më keq, Lista Serbe ka qenë kreatorja e gjitha incidenteve që ka ndodhur në veri. Bile kanë qenë prijësit e Listës Serbe, Rakiq, Simiq dhe të tjerë të cilët kanë protestuar në mënyrë të hapur para KFOR-it dhe pastaj u lënduan numri prej më shumë se 90 pjesëtarëve të KFOR-it. Por, ata i kanë prirë kanë qenë iniciatorë të të gjitha barrikadave atje dhe i gjithë asaj që ka ndodhur në veri”, deklaron deputeti i PDK-së.

Ai shton se asnjë polic i cili ka dorëzuar uniformën e Policisë së Kosovës nuk duhet të kthehet në punë.

“Absolutisht është gabim, nuk mund asnjë polic të kthehet më në institucionet e Kosovës, në Policinë e Kosovës. Ata kanë pasur një muaj kohë, ata e kanë nënshkruar deklaratën vet të dorëheqjes, kanë pasur kohë një muaj nëse kanë dëshiruar që të kthehen, mirëpo tani është bërë më shumë se një vit. Dhe ata asnjëri prej tyre nuk do të duhej, nuk guxon dhe të ndodhë që të kthehen në Policinë e Kosovës”, shton ai.

E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj thekson se deputetët e Listës Serbe nuk kanë përgjegjësi ndaj votës së qytetarit por ndaj politikave serbe.

“Ata (deputetët serbë) nuk kanë përgjegjësi ndaj votës së qytetarit por kanë përgjegjësi ndaj politikave hegjemoniste të Serbisë dhe kjo është fatkeqe për ta dhe për ata të cilët ata iu kanë besuar me votë këtë formë shihen….Ishte (vendimi) tendencë për t’i dëmtuar institucionet në të gjitha nivelet, qoftë ato të kuvendit, pjesë të qeverisë, pjesë të organeve të sigurisë në veriun e Kosovës. Si rezultat i kësaj, interferimi përmes kësaj në procesin e dialogut si manipulim nga Aleksandër Vuçiqi dhe të tjerat duke interferuar përmes Listës Serbe dhe tash që u dokumentua edhe përmes grupeve kriminale”, tha ai për KP.

Vendimi i Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës erdhi pas vendimit për suspendim të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e institucioneve të Kosovës për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS, të Republikës së Kosovës.

Tags: Kuvendi i KosovesLista SerbeMefail Bajqinovci
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Vdes një person në një aksident në autosdradën “Arbën Xhaferi

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Vdes një person në një aksident në autosdradën “Arbën Xhaferi

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Hedhja e gjësendeve në fushë në ndeshjen Shqipëri – Serbi, policia njofton për numrin e të arrestuarve

Hedhja e gjësendeve në fushë në ndeshjen Shqipëri – Serbi, policia njofton për numrin e të arrestuarve

Sonte nis edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës

Sonte nis edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X