TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një vit nga sulmi në Zveçan, KFOR-i kërkon drejtësi e Prokuroria Speciale hesht

Drejtësi për pjesëtarët e KFOR-it, të lënduar në dhunën e protestuesve serbë një vit më parë në Zveçan, kërkoi vet KFOR-i. Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje për hetime, e rezultatet e këtyre hetimeve, vlerësohen se janë në interes të politikës.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Sopjani: Ditën e parë, u pa qartë që KFOR-i në Zveçan nuk ishte i përgatitur të ballafaqohet me turmën

Një vit pas protestave të dhunshme të grupeve ekstremiste serbe në Zveçan, ku u lënduan rreth 100 ushtarë të KFOR-it, nga misioni paqeruajtës është bërë thirrje që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës.

“Sot ne nderojmë shërbimet dhe sakrificat e bashkëluftëtarëve tanë, të cilët e vunë jetën në rrezik, për t’i kryer detyrat e tyre për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e misionit tonë në OKB. Guximi i tyre ndihmoi të stabiliziohej situata në zonë dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejmë. NATO-ja thekson se faktet duhet të vërtetohen dhe që autorët duhet të mbahen përgjegjës”, ka thënë komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Nga Prokuroria Speciale kanë heshtur në lidhje me ecurinë e hetimeve dhe numrit të të kërkuarve.

Kjo shihet si e drejtë e organeve hetuese, derisa rezultatet nga këto hetime vlerësohen se janë në interes të politikës.

“Pushtetit i intereson që prokuroria t’i përfundojë sa më shpejt hetimet, në mënyrë që e njëjta ta përdorë edhe si argument politik karshi faktorëve ndërkombëtar, në lidhje me vendosjen e drejtësisë për personat të cilët kanë kryer këto vepra, që natyrisht kanë qenë të mbështetura nga shteti i Serbisë. Mirëpo, mendoj që prokuroria është në të drejtën e saj, në diskrecionin e saj për t’i zhvilluar hetimet”, ka thënë avokati, Asdren Bytyqi.

Pas dhunës së majit, pati shtim të forcave paqeruajtëse dhe patrullim të KFOR-it në veri të vendit, gjë e cila shënon përforcimin më të madh të kontingjentit të KFOR-it në një dekadë.

Për protestat e dhunshme një vit më parë, një preson është në paraburgim e dy të tjerë, Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, u dënuan me nga 6 muaj burgim pasi e pranuan fajësinë për protestat e dhunshme.

 

Tags: KFOR-iprotesta ne Zvecan
ShareTweet

Postime të ngjashme

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën