TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një vit nga sulmi në Ibër Lepenc – ende pa aktakuzë

Janë bërë 1 vit nga sulmi në kanalin kryesor të Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, ku u dëmtua rëndë infrastruktura kritike e vendit. Për këtë rast ende nuk është ngritur një aktakuzë, derisa nga IKD thonë se rasti duhet të trajtohet me prioritet nga Prokuroria.

by Venhar Isufi
4 javë ago
0 0
A A

Ishin orët e pasdites të 29 nëntorit 2024, kur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, uji po rrjedhte pa ndalur.

Kjo pasi që në kanalin kryesor të Ibër Lepencit ishte vendosur sasi e madhe eksplozivi e cila shpërtheu, duke dëmtuar kështu njërën nga infrastrukturat më kritike të vendit.

Për këtë rast, dy vëllezërit, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq të komunitetit serb janë arrestuar.

Në njëvjetorin e këtij sulmi që shënohet këtë të shtunë, ende një aktakuzë nuk është ngritur.

Nga Prokuroria Speciale nuk kanë treguar se në cilën fazë ndodhen hetimet, mirëpo  vetëm kanë potencuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se Prokuroria duhet ta trajtojë këtë rast me prioritet.

“…në bazë të Kodit të Procedurës Penale, në bazë të Kodit Penal të Kosovës, së paku do të thotë, janë dy vjet kohë për hetime nga ana e Prokurorisë. Ka kaluar vetëm një vit, por me vetë faktin që kemi në paraburgim dy veta, do të duhej që Prokuroria ta trajtojë këtë rast me më shumë efikasitet, në mënyrë që të zbardhet i plotë ky rasti sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Miftaraj.

Profesori për studime të sigurisë dhe shkenca politike, Gjon Culaj për Tëvë1 tha se qëllimi i këtij sulmi ka qenë i përfshirë në tri pika.

“ Me të drejtë institucionet tona atëherë e kanë cilësuar sulmin terrorist, do të ishte gabim nëse do të cilësohej vetëm një akt kriminal, për arsye se qëllimet kanë qenë të qarta politike, është sulmuar infrastruktura kritike e një vendi, qëllimi ka qenë destabilizimi, frika, panika dhe krejt kjo në sinkron me ndërhyrjet, sulmet e vazhdueshme që Serbia i bën ndaj sovranitetit të vendit”, është shprehur Culaj.

Pas këtij incidenti, ishte bërë e ditur se për hetimin e këtij rasti janë përfshirë edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

“Institucionet tona shtetërore kanë informuar gjithë partnerët tanë strategjik për këtë rast, edhe FBI-ja amerikane është e përfshirë dhe tash do të presim institucionet e drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre. Pra do të ketë një hetim gjithëpërfshirës” , ka thënë tutje Culaj.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm që e ka konsideruar terrorist, ndërsa Beogradi zyrtar ka mohuar gjithçka.

Sulmi është dënuar ashpër edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe është bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Ja sa ulëse fitojnë partitë në Kuvend pas rezultateve

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

🔴LIVE REZULTATET – Kosova votoi për zgjedhjet parlamentare

🔴LIVE REZULTATET – Kosova votoi për zgjedhjet parlamentare

Sadiku: Shteti nuk zhvillohet me ndihma, në arsim e shëndetësi ka pasur dështime të mëdha

Kandidati i LDK-së “vajton” me këngën e Medës: Ma mirë për mu mos t’kish ardh e hëna

Abdixhiku: Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kishim pritur, do të thërras Kuvendin për reflektim dhe unitet

Abdixhiku: Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kishim pritur, do të thërras Kuvendin për reflektim dhe unitet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën