Një shtetas i Serbisë është arrestuar të hënën në Mitrovicën e Jugut pasi u kishte ofruar ryshfet Policisë së Kosovës.
Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme në formë ryshfeti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.