Një person, shtetas i huaj në Prishtinë është rrahur dhe kërcënuar nga disa persona të armatosur të cilët nën kërcënimin e armës e kishin futur në veturë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë më 29 korrik.
Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorinë rasti është iniciuar si rrëmbim dhe është duke u hetuar.
“Viktima mashkull shtetas i huaj ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës e kishin futur në një veturë, rrahur dhe kërcënuar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/