Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar për ta shuar zjarrin.
Një person në cilësinë e të dyshuarit ka pësuar lëndime nga zjarri, teksa pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.




