Një rast i dyshuar dhunimi është raportuar në Gjakovë. Sipas PK-së një mashkull ka raportuar se ndaj një femre dyshohet se është kryer dhunim.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj viktimës femër kosovare dyshohet se është kryer vepra e lartcekur. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në raportin 24 -orësh.
Ndërsa, në një rast tjetër po në Gjakovë është raportuar për një rast dyshimi të ngacmimit seksual.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendin të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje”, thuhet nga Policia.